aktiv
Appearance
Aktiv
- m.sh.
- Pjesa më e gjallë, më e përparuar dhe më e dalluar e njerëzve në veprimtarinë e një organizate ose të një kolektivi. Aktivi i partisë (i rinisë, i bashkimeve profesionale). Aktivi i prindërve. Mbledhja e aktivit. Zgjeroj aktivin.
- Mbledhje e pjesës më aktive të një organizate, e aktivistëve të lidhur drejtpërdrejt me një veprimtari; formë organizative për shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemeve kryesore të një dege ose të një veprimtarie. Aktiv kombëtar. Aktiv i zgjeruar. Aktiv i kulturës (i tregtisë...). U thirr aktivi.
- m.sh. - Pjesë e bilancit ekonomik të një ndërmarrjeje, që përfshin të gjitha vlerat e saj materiale, shumën e parave në arkë, të ardhurat dhe detyrimet që i kanë ndërmarrjet e tjera; kund. pasiv. Aktivi dhe pasivi.
____________________________
- mb. -
- Që vepron me gjallëri, që merr pjesë vetë e me zell në një punë, veprues; që bëhet a që zhvillohet në mënyrë të gjallë e vepruese; kund. pasiv. Anëtar (luftëtar) aktiv. Pjesëmarrje aktive. Mbrojtje aktive. Jetë aktive. Pushim aktiv. Popullsia aktive popullsia në gjendje pune. Luan rol aktiv. Tregohet aktiv.
- spec. Që merr pjesë dhe vepron në një proces; që vazhdon të veprojë, që nuk është shuar; që rrezaton ose jep një energji të caktuar. Qymyr aktiv. Lëndë aktive. Pus aktiv. Vullkan aktiv. Sëmundje aktive. Shtresa aktive e tokës.
- Që zotërohet mirë e vihet në përdorim të gjallë. Përvetësim (zotërim) aktiv. Fjalori aktiv. Zotëroj në mënyrë aktive një gjuhë.
- usht. Që është në shërbimin e rregullt e të vijueshëm. Oficer aktiv. Shërbimi ushtarak aktiv.
- mb.fin. - Që ka më shumë të ardhura se shpenzime, që del me të ardhura më të mëdha se shpenzimet; që ka të bëjë me aktivin e bilancit. Llogari aktive. Bilanc aktiv bilanc ku të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet.
- Bilanc aktiv libr. gjendje kur janë arritur shumë suksese në punë. [1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0