drejtpërdrejt

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DREJTPËRDREJT ndajf.

1. Pa ndërmjetësinë e dikujt a të diçkaje tjetër; pa ndërhyrjen a pa ndihmën e të tjerëve; përnjëherësh e jo shkallë-shkallë. Ndihmoi (ndikoi) drejtpërdrejt. I zgjedhin drejtpërdrejt. E sqaroi drejtpërdrejt. U zgjidh drejtpërdrejt.

2. Ballë për ballë, sy ndër sy, hapur; pa fshehur gjë; kund. tërthorazi. E pyeti drejtpërdrejt.

3. përd. pj. Përdoret për të përforcuar kuptimin e fjalës a të fjalisë me të cilën lidhet. Punon drejtpërdrejt në prodhim. Varet drejtpërdrejt nga ajo.