përparuar
Appearance
PËRPARUAR mb.
- 1. Që ka arritur një shkallë të lartë zhvillimi a përsosurie, që është zhvilluar dhe vijon të zhvillohet më tej; që e çon më përpara zhvillimin e diçkaje; modern; kund. i prapambetur. Bujqësi (industri) e përparuar. Metoda të përparuara. Teknikë e përparuar.
- 2. Që është me të renë, që e mbron dhe e përkrah atë. Njeri i përparuar.
- 3. Që ka arritur një zhvillim të përgjithshëm politik, ekonomik, kulturor etj. më të mirë se të tjerët, që ka bërë përparime të mëdha. Vend i përparuar.
- 4. Që ka arritur suksese e përfundime më të mëdha se të tjerët në zbatimin e detyrave, në plotësimin e tejkalimin e planit etj. Kooperativë (ndërmarrje) e përparuar.
- 5. usht. Që gjendet me afër pozicioneve të armikut, që ka përparuar më shumë në afërsi të tokave ku ndodhet armiku dhe ka mundësi të vëzhgojë lëvizjet e tij ose të luftojë drejtpërdrejt me të. Pozicione të përparuara. Pikë e përparuar.
PËRPARUAR m.
- 1. Ai që ka arritur suksese e përfundime më të mëdha se të tjerët në zbatimin e detyrave, në plotësimin e tejkalimin e planeve si në sasi, ashtu edhe në cilësi etj. Mësojmë nga të përparuarit. Ndjekin shembullin e të përparuarve. Ecin krahas me të përparuarit. Përgjithësojmë përvojën e të përparuarve.
- 2. Ai që është me të renë, që e mbron dhe e përkrah atë, përparimtar.