Jump to content

proces

Nga Wiktionary

PROCES m. libr.

1. Ndryshim i pandërprerë i diçkaje sipas ligjesh të caktuara; zhvillimi e shndërrimi i diçkaje; ecuria a vija e zhvillimit të diçkaje në etapat e saj të ndryshme; varg veprimesh, ndryshimesh etj. të lidhura njeri me tjetrën që sjellin një përfundim të caktuar. Procesi historik (shoqëror). Proceset psikike (njohëse, emocionale). psikol. Proceset jetësore. Proceset fiziologjike. Proces i kalimit nga bota jo e gjallë në botën e gjallë. Procesi i kalimit nga kapitalizmi në komunizëm. Procesi i tretjes (i frymëmarrjes). Procesi i nxitjes (i frenimit). psikol. Procesi i sëmundjes.

2. Varg veprimesh të veçanta e të lidhura njeri me tjetrin, që bëhen në mënyrë të vetëdijshme për të arritur një përfundim të caktuar, rruga që ndiqet e mënyra që përdoret për të bërë diçka. Proceset teknike (teknologjike). Procesi mësimor. Proceset e punës. Procesi i prodhimit.

3. drejt. Gjykimi i një çështjeje në gjyq sipas ligjit; tërësia e veprimeve gjyqësore kur shqyrtohet a gjykohet një çështje. Proces gjyqësor. Procesi i kriminelëve të luftës.