Jump to content

shpend

Nga Wiktionary

shpend m. sh. shpezë zool.

  1. Kafshë kurrizore me trup të mbuluar me pendë e me pupla, me dy krahë, me dy këmbë e me sqep, që bën vezë dhe që në përgjithësi mund të fluturojë; klasa e këtyre kafshëve. Shpendët shtëpiakë. Shpendët e egër. Shpendë shtegtarë (të përhershëm, endacakë). Shpendë ujës (uji). Shpend i balsamosur. Shpend deti. Shpend gjahu. Mish shpendësh. Plehu i shpendëve. Shtimi i shpendëve. Rritësit e shpendëve. Thertore shpendësh. Sëmundjet e shpendëve.
  2. krahin. Kafshë a zogj që jetojnë në natyrë në gjendje të egër. Shpendë gëzofi kafshë si dhelpra, kunadhja e lepuri. Shpendë puplash zogj si pata, rosa, thëllëza, shaptorja etj.
  3. euf. Ujk; kafshë grabitqare. Ia hëngri shpendi dhinë. Ruanin natën mos vinte shpendi.
  • Ha qen e shpend shih te QEN,~I. Kolera e shpendëve veter. shih te KOLER/Ë,~A.