lind

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

LIND m. krahin.

  • 1. shih END/Ë, ~A 1. Lindat e hardhisë (e rrushit). Lindi i arrës.
  • 2. Maja e një plage që ka zënë qelb. E shpoi në lind të plagës.


LIND jokal.

  • 1. Dal në jetë nga barku i nënës; nis të jetoj, filloj veprimtarinë jetësore (zakonisht për njerëzit dhe në përgjithësi për qeniet e tjera të gjalla); kund. vdes. Lindi në kohë. Lindi shtatanik. I lindi një fëmijë. Ka lindur me 1941. Ku ke lindur? Ka lindur në Elbasan. Kanë lindur qengjat e parë. S'ka lindur njeri i nxënë (i mësuar). fj. u. Nuk lind njeriu (burri) me mustaqe. fj.u.
  • 2. kal. Nxjerr foshnjën në jetë nga barku e lirohem nga barra, bëj fëmijë (për gratë); pjell. Lindi djalë (vajzë). Lindi binjakë (trinjakë). Ka lindur shumë fëmijë. Do të lindë së shpejti. U shtrua për të lindur. E lindi të vdekur.
  • 3. edhe kal. vet. veta III fig. Del në jetë dikush; e nxjerr në jetë dikë; bëj që të jetë, të jetojë e të veprojë. Në tokën tonë kanë lindur heronj. Në shtëpinë e tyre kanë lindur vetëm trima. Lindi një poet i shquar. Nuk ka lindur burrë që të na frikësojë.
  • 4. fig. Dal në dritë, shpëtoj nga një e keqe e madhe. Lindi edhe një herë.
  • 5. vet. veta III. Del në horizont, shfaqet në qiell (për trupat qiellorë e sidomos për diellin e hënën). Lindi dielli (hëna). Dielli lind për të gjithë. fj.u. Dielli duket që kur lind. fj.u.
  • 6. vet. veta III edhe fig. Del, nis jetën; ngrihet, themelohet, krijohet. Lindi atje një qytet i ri. Lindi një industri e re (një uzinë e madhe). Marksizmi lindi në shek. XIX.
  • 7. vet. veta. III edhe fig. Zë fill e nis të shfaqet diçka, del, vjen; krijohet; ngjallet; shkaktohet. I lindi dashuria (shpresa, dyshimi, dëshira, përshtypja). I lindi në zemër. I lindi një mendim në kokë. Lind pyetja (çështja). Po të lindë nevoja. Lindin fjalë të reja.
  • 8. edhe kal. vet. veta III. I jep nismën diçkaje, krijon, shkakton, sjell; del, vjen, rrjedh nga një veprim a nga një gjendje e caktuar. Dridhja e ajrit lind një zhurmë. Nga takimi i telave lind një shkëndijë. Nga e vogla lind e madhja (e vogla lind të madhen). fj.u.
  • 9. vet. veta III (zakonisht me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më krijohet a më jepet mundësia për diçka. I ka lindur e drejta e pensionit.
  • I lindën (i dolën) fletë (krahë) shih te KRAH,~U Ka lindur prej gurit është shumë i durueshëm, është zemërshkëmb. Ka lindur me këmishë (me yll) është njeri fatlumtur, i shkon mbarë çdo gjë, e gjen e mira vetë. Lindi (leu) e mbiu aty mbeti aty, nuk ikën, nuk shkulet. Si (siç) e ka lindur nëna lakuriq. Kanë lindur për njëri-tjetrin shkojnë e përshtaten shumë ndërmjet tyre, sikur janë prerë për njëri-tjetrin. Ka lindur para shejtanit keq. shih te SHEJTAN,~I. Të lind (të len) e të perëndon në të gjithë vendin, gjithandej; në një hapësirë shumë të madhe. Sikur edhe vëllai të më lindë shih te VËLLA,~I. E bën vdekjen si të lindë shih te VDEKJ/E,~A. Ka lindur për atë punë është shumë i përshtatshëm për të bërë diçka, e bën shumë mirë një punë. I tregoi se nga lind dielli iron. e rrahu; e dënoi rëndë.