përzierje
Appearance
përzierje f.
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PËRZIEJ, PËRZIHEM I. Përzierja e ngjyrave (e brumit). Përzierja e betonit (e llaçit). Përzierja në punët e brendshme të dikujt.
- Lëndë që ka dalë nga përzierja e dy a më shumë lëndëve të tjera. Përzierje bojërash. Përzierje rëre dhe argjili. Përzierje gazesh. Përbërja e një përzierjeje.
- E përzier. Kam përzierje në stomak.
- Përzierja e bukës etnogr. pritja që i bëhej nuses në shtëpinë e babait një javë pas martesës.
|
|
|