Jump to content

lëndë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

lëndë f.

  1. Materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fizikë në natyrë; thelbi cilësor i materies, substancë; fiz., filoz. një nga trajtat kryesore të qenies së materies në hapësirë, që ka masë prehjeje dhe që është në gjendje të ngurtë, të lëngët, të gaztë etj. Lëndë e ngurtë (e lëngët, e gaztë). Lëndë organike (joorganike). Lëndë e tretshme. Lëndë ushqyese. Lëndë helmuese. Lëndë radioaktive. Lëndë shpërthyese (plasëse). Lënda dhe fusha.
  2. Çdo gjë që nxirret nga toka dhe përpunohet më tej; prodhim që përpunohet në trajta të ndryshme ose që shërben për qëllime të caktuara; material. Lëndë e fortë (e qëndrueshme, e butë, e ashpër). Lëndët e para. Lëndë minerale. Lëndë artificiale (plastike, sintetike). Lëndë ngjyruese (ngjitëse, lidhëse, regjëse). Lëndë djegëse.
  3. Dru i prerë dhe i ndarë në pjesë të veçanta, me përmasa të ndryshme, që përdoret në ndërtim ose për të bërë orendi, vegla pune e sende të tjera; qereste. Lëndë e prerë (e sharruar, e latuar). Lëndët e trasha trarët. Lëndë e hollë (e imët ). Lëndë druri. Lëndë ahu (dushku, plepi). Lëndë ndërtimi. Bëri (preu) lëndë në pyll.

¤ Pjesa e fortë dhe e ngjeshur e një druri (sidomos e trungut), e cila ndodhet nën lëvore dhe ka veti e cilësi të ndryshme. Lëndë e fortë (e butë, e punueshme). Lënda e dushkut (e ahut, e panjës, e pishës, e shqopës). Arra (qiparisi) ka lëndë të çmueshme.

  1. Tërësi faktesh a të dhënash, që shërbejnë si mbështetje për një studim dhe që i japin atij vlerën njohëse. Lënda gjuhësore (historike, arkeologjike).
  2. Brendia e një vepre të shkruar, përmbajtja; ajo për të cilën shkruajmë ose flasim. Lënda e një reviste (e një libri). Pasqyra (tryeza) e lëndës. Ka lëndë të pasur.
  3. Tërësia e njohurive të një fushe a dege të shkencës, që jepen në shkollë sipas programit mësimor të caktuar; mësimi që zhvillohet në shkollë sipas degëve të shkencës. Lëndët mësimore. Lëndët teknike (bujqësore). Lënda e gjuhës (e letërsisë, e historisë, e kimisë, e matematikës). Komisioni i lëndës. Jep dy lëndë.
  • Shkëmbimi (këmbimi) i lëndëve biol. shih te SHKËMBIM,~ I.