gur

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Gur m.sh. -

  1. Lëndë minerale e fortë dhe e patretshme në ujë, por e thyeshme, që gjendet në brendësi ose në sipërfaqe të tokës si masë e ngjeshur ose në copa të veçanta dhe që përdoret kryesisht si lëndë ndërtimi; një copë e veçantë e kësaj lënde me përmasa të ndryshme. Gur i fortë (i butë). Gur vullkanik (gëlqeror). Gur stralli kuarc. Gur i gdhendur. Gur lumi (zalli). Gurët e kalldrëmit. Guri i themelit. Gur vatre secili nga të dy gurët e vendosur në anë të vatrës, carani i vatrës. Gurët e qosheve (e pragjeve). Rrasë guri. Çekan (sëpatë) prej guri. Shtëpi prej guri. Punime në gur. I gdhendur (i shkruar) në gur. Thyej guri. Hedh gurin. Shtroj me gurë. I ra (e qëlloi, e gjuajti, e goditi) me gurë. Me një gur s`bëhet mur. fj. u. Gur, gur bëhet mur. fj. u. Gurë, gurë bëhet kalaja. fj. u. Pika shpon gurin. fj. u.
  2. vet. nj. Shkëmb (edhe si pjesë përbërëse e emrave të vendeve). Gur i gjallë shkëmb i tërë, fare shkëmb. Gur i thepisur. Leskovik, o gur i thatë, trima burrat, trime gratë! kr. pop. Guri i Kamjes. Guri i Qytetit.
  3. Copë prej kësaj lënde zakonisht e gdhendur, që vendoset diku si shenjë. Gur përkujtimor. Gur kufiri. Guri i kilometrave. Gur varri.
  4. Një copë prej kësaj lënde me përbërje, me përmasa e me trajta të ndryshme, që kryen një punë të caktuar në një mekanizëm ose që shërben drejtpërdrejt për një punë. Gur grihës. Gur shkrepës. Gur mulliri mokër. Gur zjarri guri i urorit. Gur çakmaku. Gur kafeje gur i fortë, i gërryer brenda e i bërë si havan për të shtypur kafenë.
  5. Copë nga një lloj minerali i fortë, i rrallë e i çmuar, me shkëlqim të madh; rubin. Gur i çmuar. Gur xhevahir. Guri i unazës. Unazë me gur. Orë me (pa) gurë.
  6. mjek., veter. Formim i ngurtësuar në disa organe të sëmura brenda në trupin e njeriut ose të kafshëve (në veshka, në mëlçi, në tëmth etj.). Gur me veshka (në mëlçi). Gurët e tëmthit. Gurët e dhëmbëve. I hoqën (i nxorën) dy gurë.
  7. Secila nga figurat që përdoren në disa lojëra. Gur bilardoje. Gur shahu. Gur dominoje.
  8. bised. Secila nga copat prej metali, me peshë të caktuar, që përdoret për të peshuar mallra a sende të ndryshme në një peshore, secila nga peshat e peshores; gramar. Gur një kilogram.
  9. bised. Bërthama e disa frutave. Gur thane (kumbulle, pjeshke, qershie).
  10. fig. Brengë e thellë, peshë e rëndë në zemër, gozhdë. Ka një gur në zemër.
  11. Sasia e ujit që nevojitet për një mulli drithi, për një palë mokra ose sasia e ullinjve që shtrydhen njëherësh në një mulli vaji. Një gur ujë. Një gur ullinj.
  12. përd. mb. Shumë i fortë e i ngjeshur. Buka ishte gur. Ka ngrirë dheu, është bërë gur. I ka faqet gur i ka faqet të shëndosha, të ngjeshura. E ka mishin gur.
  13. përd. mb. Shumë i rëndë. Thesi qenka gur.
  14. përd. ndajf. Shumë (me disa mbiemra). Gur i fortë. Gur i rëndë. Gur i ftohtë.
  • U bë gur (dru) shih te DRU,~RI. U bëftë gur mallk. vdektë! Gur femër shih te FEM/ËR,~RA. Guri (zari) i fundit shih te FUNDIT (i,e). Gur kufiri shih te KUFI,~RI. Gur prove libr. shih te PROV/Ë, ~A. Gur në rrokullimë shih te RROKULLIM/Ë,~A. Gur shahu shih te SHAH,~U. Gur themeli shih te THEMEL,~I. Gur themeltar (themelor) gur themeli. Me gurë në kokë me mundime të mëdha, duke kapërcyer vështirësi të mëdha. Si gur (si pllakë) varri shih te VARR,~I. E gjuaj me gurë dikë hedh gurë mbi dikë. Hodhi gurë mbi dikë shih te HEDH. I ka humbur guri dikujt nuk është në vete, e ka humbur fillin, e ka humbur toruan. Nuk është prej guri nuk është njeri fare pa ndjenja, nuk është njeri pa zemër. Ka lindur prej gurit shih te LIND. Luan (lëviz) gurët shih te LUAJ. E nxjerr nga guri diçka është shumë i zoti, bën edhe të pamundurën. Qajnë edhe gurët për dikë ka qenë njeri shumë i mirë, sa që u vjen keq të gjithëve që ka vdekur ose që është larguar përgjithnjë nga një vend. Bën gurin e gjakut dikush shih te GJAK,~U I. I ka bërë gurin e gjakut shih te GJAK,~U I. E bëri gur e hi diçka e shkatërroi krejt, e bëri shkrumb e hi. Iu bë gur në opingë dikujt e bezdisi shumë, ia solli në majë të hundës, s'e duron dot. Bëri gurët e zez! s'bëri asgjë. U bë urë e gur shih tek UR/Ë,~A. E bëri zemrën gur duroi shumë, e mbajti veten për të mos u rrëmbyer nga ndjenjat, për të mos u mposhtur nga hidhërimi etj. I vuri një gur zemrës e bëri zemrën gur. I ra gurit e drurit u përpoq shumë, u mundua pa masë, s'la gjë pa bërë. I ra (e kaloi) gur me gur e bëri diçka pa shumë shpenzime. I rëntë gurit e drurit! mos prektë asnjeri, kaloftë pa bërë dëm në njerëz! (kur flitet për ndonjë sëmundje të rëndë a epidemi, për një fatkeqësi etj.). I kanë rënë gurë në lug shih te LUG,~U. I ra guri në opingë e zuri e keqja, i ra një hall në derë. I ra sëpata në gur hasi në një pengesë të fortë, i hasi sharra në gozhdë. Çan gur e dru bëri çmos, bëri të pamundurën. Çele gur gojën! shih te ÇEL. S'del gjë nga guri s'të jep gjë koprraci, mos prit të mirë nga koprraci. S'del vaj nga guri fj. u. shih te VAJ,~I I. Dimri ha gurë (kashtë, gozhdë) shih te DIM/ËR,~RI. E din (e morën vesh) edhe gurët e rrugës (e sokakëve) e dine të gjithë, s'ka mbetur njeri pa e marrë vesh.

I dhimbset gurit e drurit u vjen keq të gjithëve për dikë. E gjeti guri vendin shih te VEND,~I. Gjuha pret hekurin (çan gurin, shkëmbin) fj. u. shih te GJUH/Ë,~A. Ha gur e dru shih te HA. Ha (bren) gurin (hekurin, çelikun, plumbin, tokën) me dhëmbë shih te DHËMB,~I. S'e ha guri i mullirit është shumë i fortë. Ku ha pula gurë (strall) vend që është fare i zhveshur, plot me gurë, që nuk ka fare bimësi; Vend shumë i varfër. I futi (i hodhi) një gur në opingë (në shollë, në këpucë) dikujt i tha një fjalë për ta nxitur kundër një tjetri a për t'i futur në shpirt një dyshim a një shqetësim. Hodhi gurë prapa dikush iku e nuk kthehet më (për dikë që i ka prishur marrëdhëniet me një rreth të caktuar njerëzish). Hedh (vë) gurë në rrota nxjerr pengesa e vështirësi, përpiqet të pengojë punën a veprimtarinë e dikujt. Hedh një gur në ujë (në lumë, në ferrë) shih tek UJ/Ë,~I. I heq gurin e fundit dikujt shih te HEQ. Humbi si guri në ujë (në lumë) u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Është si guri në hobe shih te HOBE,~JA. Është gur mulliri shih te MULLI,~RI. Janë gur e uror po u takuan të dy, do të zihen keqas pa tjetër, janë si zjarri me vajgurin. Ka durim prej guri (prej hekuri) dikush shih te DURIM,~I. E ka kokën gur është shumë kokëfortë, është kokëshkëmb. S'ka oriz pa gurë fj. u. s'ka gjë pa asnjë të metë, s'ka pyll pa derra. Kërkon diçka në gur të shpuar shih te SHPUAR (i, e). S'lë dy gurë bashkë shih te LË. Nuk lë gur mbi gur nuk lë gjë në këmbë, nuk lë gjë pa, lëvizur ose pa prishur; është ters. S'la gur në këmbë a) bëri ç'është e mundur për të plotësuar një dëshirë a nevojë vetjake; b) s'la gjë pa trazuar a pa lëvizur nga vendi (zakonisht për fëmijët). S'lë gur pa lëvizur (pa trazuar, pa luajtur, pa kthyer) shih te LË. Ia la gurin në qafë dikujt shih te QAF/Ë,~A. Luaj (hedh, përdor) gurin (kartën, letrën, zarin) e fundit shih te FUNDIT (i, e). E merr me gur e me dhe diçka e merr diçka me gjithë shpirt; e merr me siguri. Mbeti si guri në ujë (në zall, në lumë) mbeti vetëm pa njeri. Mërzit (bezdis) gur e dru është shumë i mërzitshëm, të mërzit pa masë. E ndjek në gur e në galinë e ndjek hap pas hapi, këmbakëmbës, e ndjek gur me gur e zall me zall. Nxjerr (qit) vaj (mjaltë, ujë) nga guri dikush shih te VAJ,~I I. Pëlcet edhe gurin shih te PËLCAS. Shkoi (vajti) si guri në ujë (në lumë, në pellg) shkoi kot. Shkul një gur nga një mur shih te SHKUL. I vë gurin e rëndë dikujt a diçkaje kërkon ta groposë e ta varrosë përgjithmonë, kërkon ta asgjësojë. I vuri gurin e varrit diçkaje shih te VARR,~I. I vë gurët në zemër dikujt shih te ZEM/ËR,~RA. I zuri guri këmbët shih te KËMB/Ë,~A. U bë leku gur mulliri shih te MULLI, ~RI. Fjala e burrit, pesha e gurit fj. u. shih te PESH/Ë, ~A. Fjalë të mira e gurë në trastë (në torbë, në thes) premtim a zotim për të bërë diçka, por që nuk shoqërohet me punë e me vepra ose që nuk zbatohet. Fol o gur, fol o mur! fole një fjalë, të shkretën!, hape gojën!, mos hesht kështu! (për dikë që nuk flet fare kur ndodhet midis shokësh). Guri është i rëndë në vend të vet fj. u. njeriu ka vlerë në vendin e tij. Hedh (fug) gurin (peshën) e fsheh dorën shih te HEDH. S'të jep as gur për të çarë kokën është shumë dorë shtrënguar, është koprrac i madh. Ka në dorë edhe gurin edhe arrën ka fuqi e mundësi të veprojë si të dojë, ka në dorë të gjitha mundësitë dhe mjetet për të zgjidhur një punë, mund të bëjë si të dojë, sepse çdo gjë varet prej tij. Ka në dorë të gjithë gurët i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet. Një gur s'bën (s'çon) mur fj. u. një i vetëm nuk kryen dot punën që bëjnë shumë veta të bashkuar, bashkimi bën fuqinë. Unë me bukë e ai me gurë shih te BUK/Ë,~A. Me një gur (me një të shtënë) vret dy zogj me një punë a veprim arrin njëkohësisht dy qëllime. Heq (vuan) si gjarpri nën gur (si miu në mur) shih te GJARP/ËR,~RI. Guri filozofik lëndë fantastike, të cilën kërkonin ta zbulonin alkimistët në mesjetë, duke besuar se ajo kishte gjoja veti të bënte çudira - t'i kthente të gjitha metalet në ar, të shëronte çdo sëmundje, të zgjaste jetën e njeriut e t'i bënte pleqtë përsëri të rinj. Gur gjaku min. mineral në ngjyrë të kuqe të errët, që përmban me shumë hekur. Gur liri (leshi, mëndafshi, pambuku) asbest, amiant. Gur i zgjebur shih te ZGJEBUR (i, e). Bar guri bot. shih te BAR,~I I. Fier guri (shkëmbi) bot. shih te FIER,~I 1. Koha (periudha, epoka) e gurit hist. periudha e hershme e shoqërisë njerëzore, kur njerëzit përdornin vegla prej guri. Peshk guri zool. shih te PESHK,~U.

Në gjuhët tjera[redaktoni]

Dominanca e gjuhëve është marr sipas numrit të postimeve në Wikipedia, pra gjuhët me më shum postime jan marrë si gjuhë më dominante.</sm<ll>

Gjuhët më dominante[redaktoni]

  1. Anglisht - stone
  2. Gjermanisht - stein
  3. Frëngjisht - pierre
  4. Polonisht - kamień
  5. Japonisht
  6. Hollandisht - steen
  7. Italisht
  8. Suedisht
  9. Portugalisht - pedra
  10. Spanisht
  1. Rusisht
  2. Kinezisht
  3. Finlandishte
  4. Norvegjisht
  5. Esperanto
  6. Danisht
  7. Sllovakisht
  8. Hebraisht
  9. Çekisht
  10. Hungarisht
  1. Rumanisht
  2. Katalanisht
  3. Serbisht
  4. Sllovenisht
  5. Indonezisht
  6. Bullgarisht
  7. Turqisht
  8. Ukrainisht
  9. Lituanisht
  10. Koreanisht

Gjuhët më jo dominante[redaktoni]

  1. Estonisht
  2. Kroatisht
  3. Galicishte
  4. Norvegjishte e re
  5. Arabisht
  6. Malajzishtja
  7. Persisht
  8. Gjuha Ido
  9. Tailandishte
  10. Gjuha baske
  11. Greqisht
  12. Neopolitanishte
  13. Islandishte
  14. Boshnjakisht
  15. Anglishte e thjeshtë
  1. Luksemburgisht
  2. Vietnamishte
  3. Gjeorgjishte
  4. Shqipja
  5. Bretonishtja
  6. Vallonishte
  7. Maqedonisht
  8. Latinisht
  9. Afrikane
  10. Sicilishtja - petra
  11. Serbo-kroatishte
  12. Austrishte
  13. Haitianishe
  14. Marathishte
  15. Korzikishte
  1. Gjuha Uelhe
  2. Letonisht
  3. Ripurianishte
  4. Bjellorusisht
  5. Tatarishte
  6. Tagalogishte
  7. Bengalishte
  8. Tamilishte
  9. Irlandisht
  10. Venecianisht
  11. Aragonishte
  12. Azerisht
  13. Teluguishte
  14. Kurdisht- kevir
  15. Interlingua