shenjë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHENJË f.

  • 1. Gjurmë a njollë që mbetet mbi sipërfaqen e diçkaje kur e prekim ose kur e shtypim me diçka tjetër; gjurmë që mbetet në lëkurë nga një plagë, nga një goditje a nga një sëmundje, mbresë. Shenjë e madhe (e thellë, e ngushtë). Shenjat e gishtërinjve (e duarve). Shenjat e lisë. Shenja plagës. Lë shenja.
  • 2. Pullë, vizatim etj. që ia bëjmë një sendi ose një kafshe me të djegur, me të prerë, me bojë etj. për ta dalluar a për ta njohur; diçka që i vihet a i lidhet një njeriu, një kafshe, një shpendi etj., për ta dalluar a për ta njohur. Shenjë dalluese. Shenjë personale. usht. numri i regjistrit të shteteve që janë në evidencën ushtarake; pafta metalike me këtë numër, që e mban shtetasi. Shenjë në vesh (në kurriz). U bëj nga një shenjë drurëve (që do të priten).
  • 3. Njollë e vogël a pikë, me ngjyrë të ndryshme nga pjesa tjetër e lëkurës e zakonisht pak më e ngritur, që ka njeriu në fytyrë ose në trup; nishan. Shenjë e kuqe. Me shenjë në faqe.
  • 4. kryes. Tipar i veçantë dallues, nëpërmjet të cilit mund të njohim një njeri, një kafshë një send. Shenja të veçanta s'ka. E njoh nga shenjat.
  • 5. Vizë, vizatim, figurë, tingull etj. që është pranuar të përdoret për të treguar diçka; send i posaçëm i vendosur në një vend për të na treguar a për të na kujtuar diçka. Shenjat e bardha viza të bardha! në rrugët e qyteteve, që shërbejnë për të treguar vendin ku lejohet kalimi i këmbësorëve. Shenja astronomike. astr. vizatime që përdoren në astronomi për të përfaqësuar planetët dhe trupat e tjerë qiellorë. Shenja diakritike. gjuh. viza të veçanta, pika etj. që duke iu bashkuar një shkronje, tregojnë se ajo përfaqëson një tingull tjetër (p.sh. dy pikat e shkronjës ë ose bishti i shkronjës ç). Shenja grafike tërësia e shkronjave, e shifrave dhe e shenjave të pikësimit që përdoren në shkrim. Shenja konvencionale figura, vizatime etj. që përdoren në fusha të ndryshme të shkencës, të artit, të teknikës etj. me vlera e me kuptime për të cilat njerëzit janë marrë vesh që më parë. Shenja matematike. mat. simbole që përdoren për të shënuar veprime ose vlera të ndryshme matematike. Shenjë monetare. fin. figura dhe shënimet që shtypen ose gdhenden në një monedhë. Shenjat e pikësimit. gjuh. shenja (pika, presja, pikëpresja, dy pikat, pikëpyetja, pikëçuditja, thonjëzat, kllapat, viza, etj.), që përdoren në shkrim për të ndarë fjalitë a pjesët e një fjalie, për të shënuar ndalesa gjatë leximit dhe anë të tjera të ligjërimit që nuk mund të jepen me anë të shkronjave. Shenja tipografike. Shenjat e muzikës. Shenjat e qarkullimit sistem vizash e figurash që rregullojnë qarkullimin e mjeteve nëpër rrugët. Shenjat e lundrimit. Shenjë detyrimi. Shenja e alarmit (e sulmit, e tërheqjes). Shenja e fillimit të lojës. Shenjat e komandave ushtarake. Jap shenjë me dritë (me flamur, me raketë, me zjarre). Ngul shenjat ngul disa hunj në tokë për të treguar diçka.
  • 6. Gjë, fakt, ngjarje etj, që shërben për të treguar diçka që na lejon të njohim a të zbulojmë diçka tjetër, me të cilën është e lidhur; tregues; shfaqje e jashtme e diçkaje, dëshmi që na lejon të kuptojmë natyrën a gjendjen e vërtetë një njeriu, të një sendi, të një dukurie etj. Shenjat e jashtme. Shenjat e para. Shenjë e mirë (e keqe, e qartë). Shenjat e motit (e shiut, e borës, e pranverës, e dimrit). Shenja nafte (kromi, fosforitesh). Shenjat e sëmundjes (e tifos, e verdhës, e helmimit). Shenjë zie. Shenjë shqetësimi (padurimi, frike, hutimi, lodhjeje, dobësie). Shenjë krenarie (mendjemadhësie). Shenjat e kryengritjes (e fillimit të revolucionit). Shenja të rritjes e të zhvillimit. Shenja të rënies (të amullisë, të krizës). Në shenjë nderimi (kujtimi, falënderimi, mirënjohjeje, miqësie). Ka shenja për borë (për shi).
  • 7. Ngjarje, dukuri a fjalë, për të cilën, sipas besëtytnive, mendohet se paralajmëron diçka të mirë a të keqe, ogur. Shenjë e mirë (e keqe, e kobshme). S'ka shenja. U dukën ca shenja.
  • 8. Lëvizje që bëjmë me kokë, me duar, me sy etj. për të shprehur një mendim, një dëshirë gjendje shpirtërore, për t'i dhënë dikujt një urdhër për t'i treguar diçka etj. Tund kokën në shenjë pohimi (mohimi). Me një shenjë të kokës. I bëj dikujt shenjë me dorë (me kokë, me sy). Ia bëj dikujt me shenjë. I tregoj diçka me shenja. Flet me shenja.
  • 9. Sendi tek i cili marrim vijën e shënjimit në stërvitjen për qitje; dikush a diçka që duhet qëlluar në qitje me armë, me shigjetë etj.; nishan. Shenjë ajrore. E rrëzoi (e vrau) shenjën. Qëlloj (godas) në shenjë. Marr (vë) diçka si shenjë. Marr shenjë marr nishan. Ka shenjë qëllon mirë, ka nishan.
  • 10. etnogr. Unazat e dhuratat e tjera që shkëmbehen në fejesë, nishan. Çoi shenjë. Ndërruan shenjën. Ktheu shenjën prishi fejesën.
  • 11. Pjesë ose mbeturinë që na tregon për dikë a për diçka. Nuk u gjet asnjë shenjë (nga trupi i dikujt a nga diçka). Nuk i mbeti asnjë shenjë. Humbi pa shenjë.
  • 12. Pjesët më të mira të një mishi të pjekur (bishti, shpatullat, veshkat), që i vihen përpara mikut për nderim; thelë e ndarë sipas pjesëve të trupit (zakonisht për shpendët). I jepnin shenjën mikut. Shenjat i ndante i zoti i shtëpisë.
  • 13. Distinktiv. Kishte katër shenja sulmuesi.
  • Sipas shenjave... me sa duket..., sipas gjithë gjasave... I bie në shenjë (i bie shenjës) gjej pikërisht atë që kërkohet, prek thelbin e çështjes. Qëlloi (goditi) në shenjë zbuloi dhe kritikoi pikërisht burimin e një të mete, të një gjendjeje të pakënaqshme etj. Qëlloj aty ku duhej, vuri gishtin në plagë. Humbi pa shenjë (e pa dukë) humbi, u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Janë shenjat që ka shumë mundësi që jep shenjë (shenja) tregon një farë gjallërie, bën një farë lëvizjeje. Jep shenja për tregon se është i aftë për një punë a për një veprimtari, tregon se do të bëjë diçka. Ka shenja që... ka shumë mundësi që... E ka marrë (në) shenjë dikë diçka i ka drejtuar goditje kundër dikujt a diçkaje, e sulmon vazhdimisht. E mban në shenjë dikë tregohet syhapur ndaj dikujt, prej të cilit mund t'i vijë ndonjë rrezik. Është (ndahet) në shenjë dallohet, shquhet ndër të tjerët nga një veti, nga aftësitë etj. Njeri në shenjë njeri i shquar, njeri që dallohet nga të tjerët për merita, për aftësi, për zotësi etj. I vë shenjën dikujt e dalloj dikë nga të tjerët për t'i besuar një detyrë që kërkon aftësi e zotësi të veçantë ose për ta trajtuar ndryshe. E ka vënë (e ka) në shenjë dikë e vëzhgon, e ruan dhe e ndjek dikë si e si t'i gjejë rastin për ta kritikuar e për t'i bërë keq; e sulmon dikë vazhdimisht, e godet sa herë që ai gjen rastin. Nuk jep shenjë jete duket si i vdekur. Një shenjë ( një nishan) pushke (dyfeku) larg shih te PUSHKË~A. Vë (heq) shenjën (vijën) e barazimit shih te BARAZIM,~I. U vë shenjë fjalëve të dikujt u vë mendjen fjalëve të tij, i kam parasysh gjithmonë; i marr me gjithë mend.