bredh
Appearance
Shqip
[redaktoni]bredh m. sh.
- bot. Dru halor përherë i gjelbër, me kurorë me majë, që lëshon boçe të gjata dhe që përdoret më shumë për mobilie. Bredh i bardhë. Bredh i zi. Bredh i kuq. Bredhi i Vitit të Ri. Dru bredhi. Boçë bredhi. Pyll bredhash.
|
|
|
Folje
[redaktoni]bredh jokal. -
- Endem në vende të ndryshme, sillem lart e poshtë, shëtit andej-këtej. Bredh me këmbë (me biçikletë, me makinë). Bredh fshatrave (rrugëve, nëpër ara). Brodhi nëpër botë. Bridhte dyerve të botës. Bredh kot (pa punë). Bredh hu me hu. Brodhi gjithë ditën.
- Vrapoj, eci me vrap. Bredh shpejt. Brodhi pas tij. Bridh ta arrish!
- Kërcej, hidhem e lodroj; vet. veta III kërcen, kthehet prapa pasi përplaset në një send të fortë (për plumbin). Bredhin fëmijët. Bredhin qengjat. Brodhi një plumb.
- keq. Bëj jetë të shkujdesur e të zbrazët, jepem pas qejfeve; bëj dashuri të përciptë e sa për të kaluar kohën, shkoj pas femrave. Bridhte pas fustaneve. Thonë se ka bredhur.
- kal. bised. Shëtit një vend a vende të ndryshme, i bie lart e poshtë një vendi. Ka bredhur tërë botën. Brodhi dynjanë. I brodhi të gjitha arat. Brodhi dyqanet.
- kal. E kaloj, e bëj të rrëshqasë mbi një send ose mbi sende të ndryshme pa e ndalur në një vend (për sytë, për vështrimin etj.). Bredh sytë. Bredh shikimin (vështrimin). Bredh gishtin nëpër hartë.
- kal. bised. E çoj në vende të ndryshme, e shëtit, e shpie nga një vend në një tjetër. E brodha nëpër qytet (nëpër Tiranë). E brodhi nëpër shkolla.
- kal. vet. veta III fiz. Pasqyron, kthen (rrezet etj.). Një trup i bardhë i bredh të gjitha rrezet.
|
|
|
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0