halor

Nga Wiktionary

HALOR m. zakon. bot.

  • Familje drurësh si pisha, bredhi etj., që i kanë gjethet të holla e të gjata si gjilpëra dhe përherë të blerta, farat të mbledhura në një kokërr të vetme dhe drurin me shumë rrëshirë; dru që bën pjesë në këtë familje. Druri i halorëve.

HALOR mb.

  • 1. bot. Që është i hollë, i gjatë dhe me majë të mprehtë si halë; që i ka gjethet në këtë trajtë; që përbëhet nga halorë. Gjethe halore. Dru halor. Pyll halor.
  • 2. tekst. Që është i fortë si halë; që ka qime të trasha si halë. Qime halore. Lesh halor. Fije halore.