bosh

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Mbiemër[redaktoni]

bosh mb. bised. -

  1. I zbrazët, që nuk ka gjë a njeri brenda; i lirë, i pazënë. Enë (shishe, fuçi, kuti) boshe. Vend bosh. Vagon bosh.
  2. Që punon pa ngarkesë, që nuk kryen punë të dobishme ose që nuk e plotëson qëllimin e caktuar. Lëvizje boshe.
  3. I padobishëm, që nuk ka vlerë; që nuk ka kuptim; i zbrazët; i kotë. Punë boshe. Fjalë (frazë) boshe. Gjëra boshe.[1]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhët tjera[redaktoni]


Ndajfolje[redaktoni]

bosh ndajt. bised. -

  1. Zbrazët, pa njeri a pa gjë tjetër brenda; pa gjë në duar; kund. plot. Marr (sjell) një enë (një kuti) bosh. Erdhi me duar bosh. Mbeti vendi bosh. U kthye bosh. E kishte barkun bosh s'kishte ngrënë asgjë, ishte i uritur. E kishte shtëpinë bosh. E kishte xhepin bosh. E shkrepi pushkën bosh.
  2. fig. Kot, humbur, pa dobi, pa vlerë; pa kuptim. Rri bosh. Flet bosh. I shkoi (i vajti) puna (mundimi) bosh. E bëri rrugën bosh. I shkoi fjala bosh.
  • E nxori (e përcolli, e qiti) me duar bosh (me duar thatë, me duar zbrazur) shih te thatë 3. E bëri bosh (gruan) vjet. e ndau gruan, e përzuri. E ka kokën bosh
a) nuk i vjen asnjë mendim në kokë, nuk i punon truri;
b) nuk di gjë fare, nuk ka mësuar gjë fare. U ndodha (më zuri) bosh isha i papërgatitur para diçkaje të papritur, nuk dita si të përgjigjesha a si të veproja në një rast të vështirë. E qiti bosh (fjalën) e hodhi poshtë si të pavlerë, nuk e pranoi.

Në gjuhët tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0