Jump to content

ngarkesë

Nga Wiktionary

NGARKESË f.

  • 1. Sendet që mban ose që i vihen sipër një njeriu, një kafshe a një mjeti transporti për t'i çuar diku; mall që çohet nga një vend në tjetrin; barrë. Ngarkesë e rëndë (e lehtë). Ngarkesë e plotë. Ngarkesa e makinës. Udhëtim me ngarkesë (pa ngarkesë). Me ngarkesë në shpinë. Kalë (kafshë) ngarkese. Anije (vagon) ngarkese.
  • 2. Sasia e punës që bën a që duhet të përballojë dikush. Ngarkesë fizike (mendore). Ngarkesë mësimore. Ngarkesë e plotë (e tepërt). Ngarkesa sportive. Ngarkesa ditore (javore, mujore, vjetore) sasia e orëve të mësimit që jep një mësues në një ditë (javë, muaj, vit). Është nën (mbi) ngarkesë.
  • 3. Sasia e punës që përballon një makineri, një motor, një pajisje etj. Ngarkesa e turbinës (e centralit elektrik). Ngarkesa e motorit. Ngarkesa e furrës sasia e materialit që hidhet në furrën e shkrirjes. Punon me ngarkesë (pa ngarkesë) motori. Punon nën ngarkesë (mbi ngarkesë).
  • 4. elektr. Sasia e elektriciteti që grumbullohet në një trap, në një kondensator etj. Ngarkesë elektrike. Ngarkesë pozitive (negative). Ngarkesa elektrike të lira. Ngarkesa e kondensatorit.
  • 5. fiz. Forcë e jashtme që vepron mbi një trup, duke ushtruar një shtypje a peshë mbi të. Ngarkesë statike (dinamike, elastike). Ngarkesë kritike. Ngarkesë e lëvizshme.
  • 6. Sasi lënde plasëse, që futet në një predhë. Ngarkesë plasëse.
  • 7. fig. Tipar plotësues me forcë të veçantë, të cilin e bart diçka. Ngarkesë ideore (emocionale). Fjalë (shprehje) me ngarkesë stilistike.