bijë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

Bijë f.sh. -

  1. Vajza kundrejt prindërve të vet. Bija e madhe (e vogël). Bijë e dashur (e dhembshur). Bijë e vetme. Ime bijë. E bija vajza e tij ose e saj. Nënë (mëmë) e bijë; Atë e bijë. Eja, bijë e nënës! Bijë në shpirt vajzë e adoptuar. Martoi të bijën. E kam si bijën time. Kur vjen bija, qesh shtëpia. fj. u. I bërtet së bijës, të dëgjojë e reja. fj. u.
  2. Vajzë ose grua në lidhje me vendin e lindjes ose me shtresën e vet shoqërore; vajze ose grua luftëtare, që është pjellë e një lëvizjeje të madhe shoqërore a që është e lidhur me mish e me shpirt me vendin e me popullin e vet. Bijë besnike e popullit (e Partisë, e klasës punëtore). Bijë e malësisë (e Kelmendit, e Labërisë). Bijë e fshati tonë. Bijë e revolucionit. Bijë prej Reçi.
  3. Përdoret për të thirrur një vajzë a një grua të re nga një i moshuar, i cili e quan atë të afërt si vajzën e vet. Eja, moj bijë! Të faleminderit moj bijë!
  4. Pjellë femër e drejtpërdrejtë e një kafshe. Mëshqerrat bija.
  5. Pjesa që shkëputet nga një kupon, nga një çek etj. Amë e bijë.
  6. fig. Pjellë e diçkaje, diçka që ka dalë nga një gjë tjetër, në lidhje me burimin ose me prejardhjen e vet. Vera është bija e hardhisë. Gjuha shqipe është bijë e ilirishtes.
  7. përd. mb. Që ka lindur ose që është formuar duke u shkëputur nga diçka tjetër kryesore a fillestare. Qelizë bijë. Ndërmarrje (uzinë) bijë. Shoqëri bijë.
  • E bija (gruaja) e botës përçm. shih te botë,~a.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhët tjera[redaktoni]

Dominanca e gjuhëve është marr sipas numrit të postimeve në Wikipedia, pra gjuhët me më shum postime jan marrë si gjuhë më dominante.</sm<ll>




Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0