botë

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

botë

I f. -

  1. Rruzulli i Tokës; dheu me gjithçka që është në të, sipërfaqja e Tokës dhe gjithë qeniet që jetojnë në të, dheu, toka. Lëmshi (rruzulli) i botës. Harta e botës. Kontinentet (shtetet) e botës. Lumenjtë (ujërat) e botës. Rreth botës. Në fund të botës. Në të katër anët e botës. Udhëtim nëpër botë. Sa të jetë bota përjetë të jetëve.
  2. sh. ~ë, ~ët. Trup qiellor; planet. Botë të panumërta. Botët e gjithësisë.
  3. Tërësia e formave të materies, realiteti; tërësia e çdo gjëje që është pavarësisht nga ndërgjegjja. Bota objektive (materiale). Bota e jashtme. Njohja e botës. Uniteti i botës. Pasqyrimi i botës. Prejardhja e botës.
  4. përmb. bised. Njerëzit e tjerë, gjindja që na rrethon, njerëzia; njerëzit e huaj, me të cilët nuk kemi të bëjmë; një njeri tjetër, dikush. Gjithë bota. Si gjithë bota. Në shtëpi të botës. Fjalët (gojët) e botës. U bë gazi i botës. Malli i botës mall i huaj. Në dasmë të botës. Me fjalët e botës. Çuditet gjithë bota. E di (flet) e gjithë bota. U rrit në dyert e botës. E pafsha nëpër dyert e botës! mallk.
  5. edhe sh. ~ë, ~ët. Shoqëria njerëzore e një vendi ose e disa vendeve, që është organizuar sipas një rendi të caktuar dhe që dallohet nga tipare historike e kulturore të veçanta; mënyra e jetesës dhe e organizimit shoqëror në një vend, në një grup vendesh ose në një periudhë historike. Bota e re. Bota e vjetër. Bota shqiptare. Bota antike. Bota ilire (greko-romake, arabe). Bota socialiste. Bota kapitaliste (feudale). Bota perëndimore. Bota e Lindjes. Bota përparimtare. Bota e jashtme vendet e tjera, vendet e huaja. Njollat e botës së vjetër. Lufta ndërmjet dy botëve.
  6. Tërësia e qenieve të gjalla, që kanë veçori të përbashkëta të zhvillimit e të jetesës; tërësia e sendeve ose e dukurive që na rrethojnë; fushë veçantë e dukurive a e sendeve të realitetit objektiv. Bota e gjallë. Bota bimore. Bota organike (joorganike). Bota njerëzore. Bota shtazore (e kafshëve). Bota e pyllit. Bota e ngjyrave (e tingujve). Bota e yjeve. Në botën e përrallave.
  7. Fushë e veçantë e veprimtarisë së njerëzve, sfera e punës së njeriut; rreth njerëzish, që merren me një veprimtari të njëllojtë a që kanë interesa të përbashkëta, që i përkasin një mjedisi etj. Bota shkencore (letrare, artistike). Bota financiare. Bota fshatare. Bota e fëmijëve. Bota e shkrimtarëve (e artistëve). Në botën e shkencës dhe të teknikës.
  8. Tërësia e dukurive të jetës shpirtërore e psikike të njeriut (perceptimet, ndjenjat, mendimet etj.), tërësia e ndjenjave dhe e mendimeve të njeriut; një rreth shfaqjesh psikike, që lidhen me moshën, me veprimtarinë mendore etj., rrethi i interesave të njeriut. Bota shpirtërore e njeriut. Bota vetjake (e brendshme). Botë e vogël (e mbyllur, subjektive).
  9. Jeta në Tokë, jeta e vërtetë objektive; jeta në tokë dhe jeta e përtejme në kundërvënie njëra me tjetrën, sipas paragjykimeve fetare e pikëpamjeve idealiste. Kjo botë. Bota jonë. Bota tjetër (e përtejme, e përtejvarrit). Doli në botë lindi (për fëmijën). E la këtë botë vdiq. Shkoi (vajti) në atë botë (në botën tjetër) vdiq. E dërgoi në botën tjetër. përçm. e vrau, e mbyti.
  10. euf. Sëmundja e tokës, epilepsia. E kapi bota.

II f. - Një lloj deltine me ngjyrë të përhime në të bardhë, që përdorej në disa krahina për të larë kokën ose rrobat; lloj deltine që përdoret për të bërë enë, për të lyer muret etj. Botë e bardhë (e kuqe). Enë (prej) bote.

  • Hëngri (kafshoi) botë (dhe) përçm. vdiq.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Simbolet[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0