bashkoj
Appearance
Shqip
[redaktoni]Folje
[redaktoni]bashkoj kal. -
- Afroj një send me një tjetër aq sa të puqen, i bëj bashkë, i vë shumë pranë; i lidh bashkë dy a më shumë sende. Bashkoj duart (këmbët, thembrat). Bashkoj tryezat. Bashkoj dy tela.
- Lidh pjesë ose njësi të veçanta në një tërësi të vetme, i shkrij në një të vetme. Bashkojmë forcat. Bashkuan tokat (kooperativat). Bashkoi ndërmarrjet (institutet). Bashkuan kapitalet.
- Bëj që të arrihet njësimi për një çështje të përbashkët, ngjesh radhët, forcoj njësimin. Bashkon popullin (masat punonjëse).
- fig. I lidh e i shkrij në një të vetme, i bëj një; lidh ngushtë. Bashkojmë përpjekjet. Na bashkojnë mendimet (dëshirat, interesat). Na bashkon një qëllim (një ideal). Na bashkoi puna.
- spec. Vendos në një lidhje të caktuar, lidh me marrëdhënie të caktuara; i vë në një grup a në një vijë. Bashkoj fjalët (rrokjet). Bashkoj oksigjenin me hidrogjenin. Bashkoj thepin me shtjekëzën. usht.
- bised. Takoj dikë; e arrij dhe e takoj dikë që ka shkuar përpara.
- bised. Lidh me martesë.
- Bashkojmë armët shih tek armë,~a. Bashkuan besën vjet. lidhën besën, dhanë besën e përbashkët. Bashkoj zërin me dikë shprehem i një mendimi me dikë, përkrah pikëpamjet a kërkesat e tij.[1]
|
|
|
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0