takoj
Appearance
TAKOJ kal.
- 1. Ndesh dikë në rrugë a në një vend tjetër; i jap dorën dikujt a përshëndet dikë kur e ndesh diku, pjek dikë që më del përpara. Takoi shokun. E takoi rastësisht.
- 2. Piqem me një mik, me një të njohur, me një të dashur etj. dhe rri me të një kohë për t'u çmallur, për të biseduar etj.; i dal përpara dikujt për ta përshëndetur, e pres si mik. Takoj shokun (shoqen). Takoj miqtë (delegatët). E takoi në mbrëmje. E takova në shtëpi.
- 3. Shkoj te dikush a thërres dikë për t'i thënë diçka, për të zgjidhur një çështje, për t'i marrë mendimin a për t'i dhënë llogari, për t'iu ankuar, për t'i kërkuar diçka etj. Takuan punëtorët (fshatarët). Takoi kryetarin (ministrin). S'e takoi dot. Shkoi për ta takuar.
- 4. Prek diçka me dorë, me këmbë a me ndonjë pjesë tjetër të trupit, arrij të prek diçka. Takoj me dorë. Takoj tokën (dyshemenë, truallin, fundin e lumit).
- 5. Puq një gjë me një gjë tjetër, afroj dy a më shumë gjëra sa të piqen njëra me tjetrën; bashkoj. Takoj anët (buzët) e dy tryezave. Takoj duart.
- 6. jokal. vet. veta III. Ndesh në diçka, prek, zë; i afrohet diçkaje aq shumë, sa përplaset, prek a zë në të. I takoi dora (koka) në mur. I takoi sharra (sqepari) në gozhdë. I takoi këmba në gur. Takon në fund të lumit.
- 7. Ndesh diçka në jetë, në punë etj., has diçka, më del përpara. Takuan ca vështirësi (ca pengesa).
- 8. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më bie, më përket, është imi; lidhet me mua, ka të bëjë me mua. Pushteti i takon popullit. I takon e drejta ka të drejtë. I takon në bazë të ligjit. I takon së kaluarës. U takon burrave (grave, të rinjve, pleqve). Ç'më takojnë mua? Sa i takojnë atij? Na takon të gjithëve.
- 9. jokal. vet. veta III. Ndodh, rastis, ngjan, qëllon. Takojnë të papritura (ngjarje). Takon ndonjë herë (rrallë, shpesh). Takon dhe kështu. Takon (që) të thonë (të mendojnë, të dyshojnë).
- 10. jokal. Gjej a zbuloj diçka, më del diçka gjatë punës, gjatë studimit, gjatë kërkimit etj. Takoi në një mineral (në një thesar, në një shkrim të vjetër).