ashpërsi
Appearance
Ashpërsi f. -
- Të qenët i ashpër, me sipërfaqe me të dala të vogla, jo i lëmuar; kund. butësi. Ashpërsia e sipërfaqes. Ashpërsia e duarve.
- Të qenët me male të larta e me shkëmbinj të thepisur; natyra shumë e thyer dhe e vështirë e një krahine, e një vendi. Ashpërsia e vendit. Ashpërsia e maleve.
- Të qenët me të ftohtë të madh, me ngrica e me stuhi dëbore (për motin); kund. butësi. Ashpërsia e dimrit (e motit). Ashpërsia e klimës.
- Të qenët shumë i rreptë e i përgjakshëm; të qenët i prerë, i shtrënguar e i pamëshirshëm; rreptësi e madhe. Kulmi i ashpërsisë. Luftoj me ashpërsi. Dënoj (godit) me ashpërsi.
- Mungesë butësie e dashamirësie, të qenët i rreptë, vrazhdësi; kund. butësi. Ashpërsia e zërit (e fjalëve). Ashpërsia e fytyrës (e tipareve), Ashpërsia e karakterit. Sillet me ashpërsi.
- sh. ~, ~të. Vend i ashpër; sipërfaqe e ashpër.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0