stuhi

Nga Wiktionary

STUHI f.

  • 1. Erë e vrullshme dhe e shpejtë, që mund të shoqërohet me shi ose me borë dhe që merr çdo gjë përpara; furtunë. Stuhi me shi (me borë). Stuhi rëre. Stuhi në det. Stuhi që rrëzon pemët. Ngrihet (fillon, pushon) stuhia. Çan stuhinë.
  • 2. fig. Diçka në sasi të madhe që vjen me vrull; breshëri. Stuhi duartrokitjesh (brohoritjesh).
  • 3. fig. Ngjarje e papritur, e shoqëruar me vështirësi, turbullime e me pasoja të rënda për jetën e një vendi a të një njeriu. Stuhitë e jetës. Do të përballojmë çdo stuhi. Kaloi edhe kjo stuhi.
  • 4. fig. Lëvizje shoqërore ose ngjarje që zhvillohet me vrull dhe që sjell ndryshime të mëdha në jetën e njerëzve dhe të shoqërisë. Stuhi revolucionare. Stuhia e luftërave.
  • Kush mbjell erën do të korrë stuhinë (furtunën) fj. u. libr. shih te MBJELL. Stuhi magnetike fiz. trazim i papritur i fushës magnetike të Tokës që shkakton lëvizje të parregullta të gjilpërës magnetike dhe çrregullime në radiondërlidhje.