asgjë
Appearance
Asgjë
I pakuf. -
- Asnjë gjë, asnjë send, kurrgjë; kund. gjithçka. Asgjë e tepërt. Asgjë me rëndësi. Asgjë me shumë. Nuk di asgjë. Nuk them asgjë. Nuk kursej asgjë. Nuk pyet për asgjë.
- Përdoret për të treguar diçka ose dikë pa ndonjë vlerë të madhe, pa rëndësi. Nuk më duket asgjë. S`është asgjë për ty. Për asgjë për diçka të vogël, pa ndonjë vlerë; për një shkak a arsye pa rëndësi. Shes (blej) për asgjë shes (blej) fare lirë.
- Përdoret si përgjigje mirësjelljeje ndaj një falënderimi, me kuptimin «s`ka përse».
- E bën për asgjë nuk e përfill fare, e përbuz. Nuk ka asgjë të përbashkët me dikë shih te përbashkët (i,e).
II f.libr. - Ajo që nuk është; mungesa e plotë e gjithçkaje, hiçi. E ngre nga asgjëja. E kthen në asgjë.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0