hiç
Appearance
HIÇ m.
- 1. Mungesë e plotë e gjithçkaje, gjendja kur s'ka asgjë; zbrazëti e plotë. Nga hiçi në hiç. Filloi (u nis) nga hiçi. S'del gjë nga hiçi.
- 2. Mungesa e plotë e vlerës, gjendja kur s'ka asnjë cilësi të mirë a vlerë; diçka që s'ka fare vlerë a ndonjë rëndësi. Njeri i hiçit njeri pa asnjë vlerë e pa ndonjë rëndësi. Është një hiç.
- Hiç me hiç as fitoi as humbi kush gjë. Pesë me hiç thjeshtligj. pa ndonjë përfundim, pa ndonjë rezultat të vlefshëm; asgjë; bosh. Shkëmben hiçin me pluhur shih te PLUHUR,~I.
HIÇ ndajf. bised.
- 1. Aspak, fare. S'e di hiç. Hiç mos u çudit! Hiç mos u tremb! Hiç mos iu ndaj! Nuk kam hiç frikë. S'është hiç ashtu. Hiç nuk e do.
- 2. Asnjëherë, askurrë. O sot, o hiç! Nuk vjen hiç. Nuk e shoh pothuajse hiç.
HIÇ pakuf.
- 1. Asgjë. S'ka hiç fare. S'është hiç fare kjo, ka edhe më keq! - Ç'po shikon andej? -Hiç! Ç'është ajo letër?- Hiç, nënë! Si hiç? Ma jep ta shoh!
- 2. si mb. ~E. Bosh. Gjë (punë) hiçe.