Jump to content

rëndësi

Nga Wiktionary

RËNDËSI f.

  • 1. Peshë e diçkaje. Rëndësia e trupit (e gurit). Thyhet nga rëndësia.
  • 2. fig. Ajo që e bën diçka të ketë vlerë a ndikim ose të luajë një rol të ndjeshëm; peshë; të qenët i rëndësishëm. Rëndësia politike (ekonomike, shoqërore). Rëndësia historike (ndërkombëtare, botërore). Rëndësi jetike (vendimtare). Çështje (punë, vepër, hap) me rëndësi. Pa ndonjë rëndësi. Gjëra (rol) pa rëndësi. Fare pa rëndësi. Çast me rëndësi. Ka rëndësi të dorës së parë. Merr rëndësi të madhe (të veçantë). I shpjegoi rëndësinë. E kuptojnë (e çmojnë, e nënvlerësojnë) rëndësinë e diçkaje. S'ka rëndësi
  • a) nuk ia vlen;
  • b) nuk prish punë.
  • 3. fig. Vëmendja që i kushtojmë diçkaje, kujdes i veçantë për diçka; përfillje. I vë (i kushtoj) rëndësi. I jap rëndësi të madhe. Nuk i dha rëndësi e la pas dore, nuk u kujdes. Mos u jep rëndësi fjalëve mos ua vër veshin!
  • 4. fig. Autoriteti, ndikimi, pesha e një njeriu. Njeri me (pa) rëndësi. Mban rëndësinë e duhur. I jep vetes rëndësi.
  • 5. shih RËNDES/Ë,~A 1.
  • 6. shih RËNDËSIR/Ë,~A 2.

RËNDËSIM m. shih RËNDIM,~I.