zemër

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

zemër f.

Zemër
  1. Organi qendror i sistemit të qarkullimit të gjakut te njeriu dhe te kafshët, në trajtën e një koni muskulor me majë poshtë, që gjendet në anën e majtë të zgavrës së kraharorit në mes të mushkërive; pjesa e majtë e kraharorit, nën të cilën gjendet ky organ; ky organ i disa kafshëve që përdoret si ushqim. Zemër e shëndoshë (e sëmurë). Zemër artificiale. Zemra e njeriut (e lopës, e kalit). Muskujt e zemrës. Barkushet e zemrës. Rrahjet e zemrës. Sëmundjet e zemrës. Operacion në zemër. Bar për zemër. Zemra viçi (qengji) të skuqura. I rrihte zemra shpejt. Ju zmadhua zemra. Vuan nga zemra. S'i punon (i pushoi) zemra. E mori plumbi në zemër. I ka zënë zemra dhjamë. E mbante (e vuri) dorën në zemër. E shtrëngoi në zemër.
  2. Send i vogël në trajtën e një koni me majë poshtë që i ngjan këtij organi të qarkullimit të gjakut. Varëse grash me zemër. Qëndisje me zemra. Gdhendi një zemër.
  3. fig. Vatra simbolike e ndjenjave të ndryshme (e dhembshurisë, e mirësisë; e dashurisë, e gëzimit, e hidhërimit etj;) ose e dëshirave më të thella, e gjendjes shpirtërore etj.; tërësia e ndjenjave të njeriut ndjenjat vetjake më të fshehta; bota shpirtërore, jeta e brendshme e njeriut e parë si tërësi e vetive dhe e tipareve të karakterit të tij; njeriu si bartës i këtyre ndjenjave, vetive e tipareve. Zemër nëne. Zemër rinore. Zemër e thjeshtë (e dashur). Zemër e madhe njeri i dashur, bujar e zemërgjerë; Zemër njomë ( brishtë). Zemra ime! (thirrje dashurie). Zemër trimi. Bir (njeri) i zemrës. Mik (shok) zemre. Thirrja e zëmrës; Lidhje zemrash. Plagët e zemrës. Me zemër të gëzuar (të plagosur). Me zemër të madhe (të ngushtë). Me gjak të zemrës me gjithë zemër, me gjithë shpirt; shumë. Me zjarrin e zemrës. Me sytë e zemrës. Me mendje e me zemër. Ngushëllim nga zemra. S'i bënte zemra. I gëzon zemra. E falënderoi (e uroi, e përshëndeti) nga zemra. Na del urimi nga zemra. Duhen me zemër priti me zemër. E mori me zemër (punën). E bëri me gjithë zemër. Ia dha (i fali) me gjithë zemër. Punon pa zemër. E dëgjoi (i vajit pas) pa zemër. Gëzoi (pushtoi, helmoi) zemrat. Kam gëzim në zemër. Më kënaqet (më gëzohet, më lëndohet) zemra. E kam në zemër. E ka për zemër dikë a diçka. Më shkon për zemër i vjen (i shkon) pas zemrës. Më vete sipas zemrës. Më shkon (me vete) në zemër. Ia gjeti zemrën. S'e ndal nga zemra. Më vlon në zemër. Bën ç'i thotë zemra. I hapi (i çeli, i zbrazi) zemrën dikujt. I foli me zemër të hapur. Ia njoh zemrën. Është njeri me zemër (pa zemër) Bën zemrën e botës u bën qejfin të tjerëve. S'ma do (s'ma heq) zemra. S'ia thotë (s'i bën) zemra. Nuk ia di (nuk ia njoh) zemrën. Zemra ia donte që të vinte. U nis me gjysmë zemre. S'kam zemër të qesh. E ka zemrën zjarr (flakë barut). Ka zemër komunisti. Ka zemër të mirë (të butë, të gjerë, të artë, të keqe, të ngushtë, të ligë). Ka zemër të fortë duron shumë. S'ka zemër *a) s'ka dhembshuri; është i pashpirt, është i pamëshirshëm; *b) nuk i duron dot pamjet e rënda a tregimet për ngjarje të hidhura, tronditet e mallëngjehet shpejt, është shumë i ndjeshëm. Ka zemër luani është trim. Ka zemër pule (lepuri) është frikacak. S'ka zemër të keqe. Burri matet me zemër. fj.u. Zemra ndien zemrën. fj.u. Do të mbetet në zemrat tona. E mban të fshehët (e ka mbyllur) në zemër. I vlonte (i ziente) në zemër dashuria (urrejtja). Ia mbushi zemrën me gëzim (me hare, me krenari, me hidhërim, me urrejtje). E ndien zemrën më të lehtë. Ndiej një zbrazëti në zemër. Me zemër të mirë! ur. me gëzim, gëzuar. Atje ku jep fjalën vër zemrën. fj.u E thotë goja po s'e thotë zemra. fj.u. Ç'ka zemra, e tregon fytyra. fj.u. Larg sysh, larg zemrës. fj.u. Bukë e krip e zemër. fj. u.
  4. fig. Guxim. Njeri (burrë) me zemër. Mori zemër. Bëri zemër. I dha zemër. I ra zemra. S'ka zemër. Humbi zemrën u bë frikacak, s'ka më guxim. Më iku zemra. E la (e lëshoi) zemra. Lufta kërkon zemër. Ka nevojë për zemër. Zemër, djema!
  • 5. Pjesa e brendshme e pemëve ku janë vendosur farat; pjesa e brendshme e diçkaje, bërthama, qendra; ajo që mbush zbrazëtinë në mesin e diçkaje. Me zemër të kalbur. Zemra e shalqirit (e pjeprit e mollës, e ftoit,e domates). Zemër gjembaçi (pishe). Zemra e drurit. Me zemër çeliku (gize dërrase). Zemra e gomës. Zemra e Tokës. Trashësia e zemrës. Kalbëzimi i zemrës. Bar me zemër. Derë me zemër. Derdhje me anë të zemrave. tek. Qëroj (heq) zemrat. Ia ka ngrënë zemrën krimbi. Shpuan zemrën e malit. Palca e drurit rrethohet nga zemra.
  1. Pjesa qendrore e diçkaje; pika a pjesa që gjendet pak a shumë në mes të një vendi, mesi. Në zemër të maleve (të bjeshkëve, të fushës, të qytetit, të fshatit). Në zemër të vendit. Në zemër të Evropës. Në zemër të zjarrit. Arritëm në zemër të malësisë. U futën në zemrën e turmës.
  2. Mesi (për kohën). Në zemër të ditës (të natës). Në zemër të dimrit. Në zemër të javës.
  3. fig. Forca qendrore lëvizëse e diçkaje, ajo që frymëzon, që organizon dhe që udhëheq dikë a diçka; pjesa më e rëndësishme a më kryesore, ajo që përbën thelbin e diçkaje; shpirti. Zemra e uzinës. Zemra e industrisë së rëndë. Zemra e revolucionit. Komunistët janë zemra e kantierit. Celula e partisë përbënte zemrën e çetës.
  4. krahin. Lukthi; zgavra e barkut, barku. Gropa e zemrës. E preu zemra. Hëngri sa për të zënë zemrën. E zëntë zemra e keqe! mallk.
  • Ia biroj zemrën (shpirtin) shih te BIROJ. Më bren (më ha) zemra dyshoj për dikë a për diçka, më ha dyshimi. Më bren zemrën më shqetëson vazhdimisht, nuk më lë të qetë një dyshim a një çështje që kërkon zgjidhje. I broftë zemra shih te BROF. Ia copëtoi zemrën dikujt shih te COPËTOJ. Më copëtohet zemra për dikë a për diçka shih te COPËTOHEM. M'u ça zemra shih te ÇAHEM. Më doli nga zemra nuk e dua më, nuk më pëlqen më, m'u ftoh; më iku dashuria që kisha për të. I derdhi zemrën dikujt shih i zbrazi (i hapi, zbuloj) barkun dikujt te ZBRAZ. Iu dogj (iu përvëlua, iu zhurit) zemra (shpirti) për dikë a për diçka
  • a) e ka marrë malli shumë për dikë; do shumë që të ketë diçka;
  • b) është shumë i vrarë, është shumë i dëshpëruar nga një fatkeqësi që i ka ndodhur. Me dorë në zemër (me zemër në dorë) shih te DORË, ~ A. Iu drodh zemra (shpirti)
  • a) u trondit, u shqetësua shumë, u tremb fort;
  • b) u prek thellë në shpirt, u mallëngjye pa masë. I drithëron zemrat (shpirti) shih te DRITHËROJ 2. Më dhemb (më ther) zemra (shpirti) për dikë a për diçka më vjen shumë keq për dikë a për diçka; jam shumë i pikëlluar e kam zemrën të vrarë. Iu err zemra shih tek ERREM. I fjeti në zemër dikujt shih te FLE. I freskoj zemrën dikujt shih te FRESKOJ. Ia fryu zemrën dikujt shih te FRYJ. M'u fry zemra shih te FRYHEM. Iu ftoh zemra
  • a) nuk ka më guxim, e lëshoj zemra;
  • b) nuk ka më dëshirën e zjarrtë që kishte; nuk ka më dashurinë e miqësinë e mëparshme për dikë. T'u ftohtë zemra! mallk. shih te FTOHEM I. Nga fundi (nga thelbi) i zemrës (i shpirtit) është shumë i gëzuar, po fluturon nga gëzimi. I gulçoi zemrën dikujt shih te GULÇOJ. Më ha (më bren) zemra te dikush a për diçka. Ia hëngri zemrën shih te HA. Iu hap zemra shih te HAPEM. Heq në zemër për dikë a për diçka
  • a) vuan shumë për dikë a për ndien dhembje të madhe; psherëtin thellë;
  • b) shfryen me të gjitha forcat, nxjerr dufin. Më heq zemra te dikush shih te HEQ. Më heq zemra për diçka shih te HEQ. I ka hyrë në zemër (në shpirt) dikush a diçka shih te SHPIRT, ~ I. Më këndon zemra jam shumë i gëzuar, kam një gëzim të madh në zemër; jam i lumtur e i gëzuar, paç gjithnjë gëzim! Më këputet zemra (shpirti) shih te KËPUTEM 6. E lau zemrën ndaj dikujt shih te LAJ. Me lecka në zemër shih te LECKË, ~ A. Ia lehtësoi zemrën dikujt shih te LEHTËSOJ. I leu (i lindi) në zemër për diçka shih te LEJ. Iu lektis zemra për dikë shih te LEKTISEM. Ia lëkund zemrën dikujt shih te LËKUND. Iu lëmek zemra shih te LËMEKEM. Më lëviz (më luan) zemra shih te LËVIZ. Iu lig zemra dikujt shih te LIGEM. I ligjëron zemra shih te LIGJËROJ I. I lufton zemra (gjaku) shih te LUFTOJ. M'u mbush zemra (plot) e ndiej veten të kënaqur, u gëzova shumë, m'u ngroh zemra. U ndez zemrat i mbush me besim në fitore, u jep guxim të madh, i ngre peshë. Iu ndrydh zemra i erdhi shumë keq; u prek thellë. I ngriu zemra u tremb shumë desh i ra pika nga frika. S'ma ngroh zemrën shih te NGROH. Më ngrohet zemra (shpirti) shih të NGROHEM. Më ngushtohet zemra shih te NGUSHTOHEM. Më ngjit në zemër dikush ndiej dashuri për dikë, më bëhet i dashur e i shtrenjtë. I pikoj (i piku) në zemër për dikë a për diçka
  • a) i erdhi shumë keq për humbjen e dikujt a të diçkaje, i theri në zemër;
  • b) i pëlqeu shumë dikush, i ra në kokë për të. Ia plasi zemrën shih te PLAS. Më preku në zemër (në shpirt) më mallëngjeu shumë, më bëri të më vijë keq për të, më tronditi. Ia prishi (ia çarti) zemrën dikujt shih te PRISH. E prishi zemrën shih te PRISH. I qesh zemra shih te QESH. E qiti prej zemre dikë
  • a) nuk e do më;
  • b) e harroi. Më rëndon (më shtrëngon) në zemër diçka a për diçka mendoj gjithnjë për dikë a për diçka, kam dëshirë që të më plotësohet qëllimi; e dua shumë. Sa të më rrahë zemra gjithë jetën, sa të jam gjallë. Më rritet zemra shih te RRITEM. I rrudh zemrën dikujt shih te RRUDH. Më shkrifi zemrën shih te SHKRIF. Më shpoi zemrën shih te SHPOJ. Iu shqye zemra shih te SHQUHEM. Me shtatë zemra shih te SHTATË. Më shtrëngohet zemra (shpirti kraharori) shih te SHTRËNGOHEM. Më shtrydhi zemrën shih te SHTRYDH. Ma shtypi zemrën shih te SHTYP. Më shtypet zemra shih te SHTYPEM. Iu tallazua zemra shih tek TALLAZOHEM. Me trup e me zemër shih tek TRUP, ~ I. Ia thau zemrën dikujt shih te THAJ. Në thekun e zemrës në thelbin e zemrës. Ma thotë (ma ndien, ma ndjell) zemra e parandiej diçka jam i sigurt se do të ndodhë diçka a do të vijë dikush. Më thëllon në zemër shih te THËLLON. Ia thërrmoi zemrën shih te THËRRMOJ. Thikë në zemër shih te THIKË, ~ A. Iu theu zemrën shih te THYEJ. Iu zbut zemra dikujt
  • a) u qetësua, i ra zemërimi; iu pakësua hidhërimi që kishte, u ngushëllua;
  • b) u prek në shpirt, u mallëngjye; u bë i ndjeshëm e i vjen keq për të tjerët. Me zemër të copëtuar (të thyer) shih të COPËTUAR (i,e). Me zemër të dridhur shih te DRIDHUR (i,e). Me zemër në fyt shih te FYT, ~ I. Me zemër (me bark) të gjerë shih te GJERË (i,e). Me zemrën (me gjak) të ngrirë shih te NGRIRË ( i,e) Me zemër ( me buzë) të plasur shumë i hidhëruar, i vrarë moralisht (nga një fatkeqësi etj.) i pikëlluar. Me zemër plot shih te PLOT. Me zemër të plot shih te PLOTË (i,e). Me zemër të prishur shih te PRISHUR (i,e). Zë zemrën (barkun) shih te ZË. E bëri për ujë në zemër
  • a) e trembi shumë;
  • b) e bëri që të mos ketë nga t'ia mbajë, e kritikoi shumë rëndë. Bëri vend në zemrën e dikujt fitoi dashurinë e nderimin e dikujt, veproi në mënyrë të tillë që ta duan të tjerët. Iu bë lungë në zemër shih te LUNGË, ~ A. I ra (iu ngul, i mbeti) thikë në zemër shih te THIKË, ~ A. I çoi peshë zemrën dikujt shih te PESHË. Iu drodhën telat e zemrës edhe iron. shih tek TEL, ~ I. E kam ballgam në zemër shih te BALLGAM, ~ I. E ka gozhdë në zemër shih te GOZHDË, ~A. E kam hanxhar në zemër shih te HANXHAR, ~ I. E kam plagë (pikë, peng) në zemër diçka më ka shqetësuar shumë më ka hidhëruar shumë diçka dhe e kujtoj gjithnjë (një humbje, një fatkeqësi etj.); nuk e harroj kurrë diçka, nuk më hiqet mendja nga ajo. E ka thikë në zemër shih te THIKË, ~ A. Ia la gozhdë në zemër shih te GOZHDË, ~ A. I mbeti birë në zemër shih te BIRË, ~ A. Më mbeti murriz në zemër shih te MURRIZI, ~ I. Ndiej një limë në zemër shih te LIMË, ~ A. I ngre lart zemrën dikujt e bëj më të vendosur, e bëj të ketë më shumë besim në vetveten, e bëj më të guximshëm. Vë dorën në zemër për dikë
  • a) më vjen keq për dikë, mendoj me dhembshuri për të, kam mëshirë për dikë;
  • b) gjykoj si për vete, marr parasysh rrethanat. I vuri një gur zemrës shih te GUR,~I. I vuri gurët në zemër dikujt e shtrëngoi shumë dikë, e detyroi me forcë, ia vuri kokën në darë. E bëri zemrën gur shih te GUR,~I. Nuk i bën zemra lak shih te LAK,~U. Ma bëri zemrën thëngjill shih te THËNGJILL,~I. Ia bëri zemrën ujë shih tek UJ/Ë,~I. M'u bë zemra akull shih tek AKULL, ~I. Më bëhet zemra behar shih te BEHAR,~I. Iu bë zemra borë shih te BOR/Ë,~A. Iu bë zemra (gjaku) bozë shih te BOZ/Ë,~A. Më bëhet zemra bukë shih te BUK/Ë,~A. Iu bë zemra (shpirti) copë (plagë) shih te COP/Ë,~A. M'u bë zemra çyrek shih te ÇYREK,~U. Iu bë zemra (barku) gropë shih te GROP/Ë,~A. Iu bë zemra hon shih te HON,~I. Iu bë zemra kala dikujt shih te KALA,~JA. M'u bë zemra mal shih te MAL,~I. Iu bë zemra pus shih te PUS,~I. Iu bë zemra shpellë shih te SHPELL/Ë,~A. I ishte bërë zemra shtupë shih te SHTUP/Ë,~A. Iu bë zemra (shpirti) vrer (helm) shih te VRER,~I. Më ra zemra në bark shih te BARK,~U. I digjet zemra horë shih te HOR/Ë, ~A II. I digjet zemra prush për dikë shih te PRUSH,~I. Duro zemër e mos plas! shih te DUROJ. Iu fry zemra nga gëzimi shih te FRYHEM. I hipi zemra në fyt shih te FYT,~I. E ka zemrën det shih te DET,~I. E ka zemrën (barkun) të ftohtë shih te FTOHTË (i, e). E ka zemrën të gurtë shih te GURTË (i, e). E ka zemrën hambar shih te HAMBAR,~I. E ka zemrën hazine shih te HAZINE, ~JA. Ka zemër me kockë shih te KOCK/Ë,~A. E ka zemrën prej lime shih te LIM/Ë,~A. Ka zemër murgeshe shih te MURGE-SH/Ë,~A I. E kam zemrën të ngrohtë shih te NGROHTË (i, e). E ka zemrën pasqyrë shih te PASQYR/Ë,~A. E kam zemrën plagë shih te PLAG/Ë,~A. Iu mblodh zemra lëmsh (shuk) shih te LËMSH,~I. Iu nda zemra dysh vuan shumë shpirtërisht, u pikëllua pa masë. Ia ndezi zemrën flakë (zjarr) shih te NDEZ. I ndezi zemrat horë shih te HOR/Ë,~A II. Më pikon (më kallon, më rrjedh) zemra gjak me vjen shumë keq, jam shumë i hidhëruar e i mërzitur. Qesh me zemër e jo me buzë shih te QESH. I shkoi (i ra) zemra te thembra shih te THEMB/ËR,~RA. I vë (i lë) zemrën në dorë shih te DOR/Ë,~A. I erdhi zemra (shpirti, fytyra) në vend shih te VEND,~I. Gjuha e ka rrënjën në zemër fj.u. shih te GJUH/Ë,~A I. Qesh me sy e qan me zemër shih te QAJ. Shih me sy e plas me zemër shih te SY,~RI. Mos i shiko shpatullat, po shikoji zemrën fj.u. shih te SHPATULL,~A. Shpatullat me zemrën s'janë motra fj.u. shih te SHPATULL,~A. I vogël për prehër, i madh për zemër fj.u. shih te PREH/ËR,~RI.

Në gjuhët tjera[redaktoni]