Jump to content

vishnjë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

vishnjë f.

Vishnjë
  1. bot. Lloj qershie që bën kokrra ngjyrë të kuqe të errët dhe pak majhoshe; kokrrat e kësaj peme. Vishnje e butë. Ngjyrë vishnje. Lëng vishnje. Reçel vishnje.
  2. Shurup i përgatitur nga lëngu i kokrrave të kësaj peme, vishnjadhë. Bleu një shishe vishnjë.


Mbiemër

[redaktoni]

vishnjë përd. mb. bised.

  1. Që ka ngjyrën e kokrrave të pjekura të kësaj peme. Fustan vishnjë.
  • Vishnjë e egër bot. Shkurre a dru i ulët me gjethe të rrumbullakëta, me lule të imëta, të bardha e me erë të këndshme, që bën kokrra sa një qershi e vogël, në ngjyrë të zezë, pa lëng e të hidhura; qershi e egër.