patë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]patë f. zool.
- Shpend më i madh se rosa, me qafë të gjatë, me sqep të madh, të rrafshët e të verdhë, me këmbë në trajtë të pëllëmbës, që mbahet si shpend shtëpiak ose që rron si shpend i egër në vende me ujë. Patë e bardhë (e murrme). Patat e egra. Patë e pjekur (e skuqur). Patë deti. Tufë patash. Ruajtësi i patave. Mish (dhjamë, pendë, vezë) pate. Mban (rrit) pata. Është (ecën) si patë është i ngjallur e mezi lëviz a mezi ecën, ecën duke u tundur sa andej këtej.
- Kur të bëhet gjethja sa këmba e patës kur të ngrohet moti mirë, pasi të ketë hyrë pranvera. Pula e fqinjës (e tjetrit) të duket patë fj. u. gjëja e tjetrit të duket më e mirë a më e madhe se jotja, pula e botës të duket më e majme.
|
|
|