përpjekje
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]përpjekje f.
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve përpjek, përpiqem. Përpjekja e duarve (e këmbëve). Përpjekja e dy makinave (e trenave). Ka përpjekje mendimesh.
- Përqendrimi i vullnetit dhe i forcave fizike e mendore për t'ia dalë në krye një pune ose për të arritur diçka; mënyrë që përdor dikush për t'ia dalë në krye një pune; mundim, orvatje. Përpjekje të mëdha (këmbëngulëse, të pandërprera, të përditshme). Përpjekje e kotë. Përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi. Bëj përpjekje përpiqem. Kërkohen shumë përpjekje. Bëri të gjitha përpjekjet. Nuk i shkuan kot përpjekjet.
- Luftim i shkurtër, ndeshje me armë ndërmjet pak forcave; luftim. Përpjekje me armë (e armatosur). Në përpjekje me armiqtë. Ra në një përpjekje me diversantët.
|
|
|