Jump to content

përpjek

Nga Wiktionary

përpjek kal.

  • 1. Godas një send të fortë me një tjetër, përplas; bëj që të ndeshet një gjë me një tjetër; bëj që të përplasen dy sende të forta (zakonisht me zhurmë), përplas. Përpjek duart. Përpoqi takat. Përpoqi kokën te muri (pas murit). Përpoqi grushtin mbi tryezë. Përpjek këmbët përdhe. Përpoqën gotat e verës (e rakisë). Era përpiqte degët. Mos i përpiq dyert. Përpiqte buzët.
  • 2. edhe jokal. bised. Takohem me dikë, piqem (zakonisht në rrugë). Përpoqi me shokun. E përpoqi në rrugë.
  • 3. fig. Bashkoj dikë a diçka me një tjetër, takoj. I përpoqën rrethanat (kushtet historike).
  • 4. jokal. fig. Shkoj, pajtohem, takohem me një tjetër, përputhem me të. S'përpjek me të asgjëkund. Ato dy gjëra s'përpjekin ndërmjet tyre.
  • S'përpjek aty s'arrij dot aty ku dua, s'puth dot. I përpoqi fjalët me dikë bëri fjalë me dikë, u zu, u grind me dikë. Përpoqi pallat (ushtat) me dikë hyri në grindje a në luftë me dikë, u ndesh me dikë. I përpjekin pipat bashkë shih te PIP,~I. S'ka ku të përpjekë (ku të përplasë) kokën shih te KOK/Ë,~A.