lepur

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

lepur m.

Lepur
Lepur
  1. zool. Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, me trupin të mbuluar me qime të gjata në ngjyrë të murrme ose të bardhë, me këmbët e prapme më të gjata se të përparmet, që rend shumë shpejt dhe që njihet si frikacake. Lepur i egër. Lepur i butë. Lepur i bardhë. Lepuri i fushave. Lëkurë (lesh) lepuri. Bishti i lepurit. Mish lepuri. Gjurmë lepujsh. Vrau një lepur. Lepuri i madh rri në ferrë të vogël. fj. u.
  2. fig. mospërf. shar. Njeri që ka frikë shumë, frikacak i madh.
  3. fig. Njeri shumë i shpejtë në të ecur.
  • U bë si lepur u dobësua a u tret shumë. E bëri lepur dikë e frikësoi shumë, i kalli frikën. Si lepur i çuar shih te ÇUAR (i, e). Si lepuri në vresht shumë ngushtë, me frikë të madhe. Për një lëkurë lepuri shih te LËKUR/Ë,~A. Zuri lepurin shak. shih te ZË. S'bëhet stan me lepuj fj.u. shih te STAN,~I. Nuk çon (nuk nxjerr, nuk qit) lepur nga strofulli nuk është i zoti për diçka, nuk e nxjerr dot gomarin nga balta i doli (i erdhi) lepuri në shteg shih te SHTEG,~U. I ka hyrë lepuri në bark (ka lepurin në bark) është trembur shumë, e ka zënë frika, dridhet nga frika. E ka gjumin si të lepurit e ka gjumin shumë të lehtë. I erdhi lepuri në qerre dikujt i erdhi e mira te dera, i eci fati. Zuri (kapi) qeni një lepur mospërf., iron. shih te QEN,~I. E zuri lepurin në lak shih te LAK,~U. E zë (e kap) lepurin (dhelprën) me qerre dikush shih te QERR/E,~JA. Një herë shkoi lepuri mbi urë edhe iron. shih tek UR/Ë,~A I. Lepuri në mal e vala (kusia) në zjarr fj. u. iron. peshku në det e tigani në zjarr. Buzë lepuri mjek. shih te BUZ/Ë,~A. Koqe lepuri bot. shih te KOQ/E,~JA. Lule lepuri bot. shih te LUL/E,~JA. Rrush lepuri bot. larushk.

Në gjuhët tjera[redaktoni]