Jump to content

kalem

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

kalem m.

  1. Laps. Kalem kopjativ. Kalem i kuq. Kuti me kalema. Vizatim me kalem. Mpreh kalemin. Shkruaj me kalem.
  2. fig. bised. Shkrim e këndim. S'dinin kalem. Është me kalem është me shkollë.
  3. Bisk i vogël me sytha, që është prerë nga një pemë (hardhi, shelg etj.) dhe që shartohet në një pemë tjetër ose mbillet në tokë; pip. Kalem i rrënjëzuar. Kalem plepi. Kalema hardhish. Shumëzim me kalema. Shartoj (mbjell) me kalem.
  4. Përdorëse që është si shkop i vogël. Kalemi i argjendarit. Kalemi i penjve.
  5. Maja e dhëmbit të sharrës.
  • I bie kalemit (lapsit) shih te BIE I. Me kalem (me laps), në dorë shih te LAPS,~I. E zuri (e kapi, e mori) kalemi dikë i ra, i qëlloi atij të bëjë një punë, të shkojë diku etj.; i erdhi një e mirë a një e keqe rastësisht. S'e vë në kalem nuk e llogarit; nuk e merr parasysh.

Turqisht

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

kalem

  1. laps