filloj

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Folje[redaktoni]

filloj kal.

  1. Bëj hapin e parë në një punë, ia hyj një pune, nis; kund. mbaroj, përfundoj. Filloj punën. Filloj mësimin (studimin). Filloj këngën. Filloj murin (ndërtimin). Filloi luftën.
  2. Zë të ha ose të pi diçka, nis; përdor diçka për të parën herë. Filloj bukën. Filloi rakinë (duhanin).
  3. jokal. vet. veta III. Nis; shfaq shenjat e para; kund. mbaron; përfundon. Filloi dimri (të ftohtët, vapa). Filloi shiu (era). Filloi loja. Filloi puna (mësimi). Filluan shkollat. I kishte filluar sëmundja.
  4. jokal. Buron, zë fill. Buna fillon te Liqeni i Shkodrës. Këtej fillonin të këqijat (mosmarrëveshjet).
  5. jokal. Përdoret në togfjalësha me një folje tjetër në mënyrën lidhore, për të shënuar fillimin e veprimit ose të gjendjes që shprehet nga folja tjetër. Filloi të ecte (të fliste). Filloi të agonte (të errej). Fillojnë të piqen. Filloi të mendonte. Filloi të mërzitej. Po fillon ta kuptojë (të bindet).
  • Filloi radhë të re shih te RADH/Ë,~A.

Në gjuhët tjera[redaktoni]