cung

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Cung

I m.sh. -

  1. Pjesa e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë kur presim një dru a një bimë me kërcell të trashë; kërcu, kërçep. Cung i vjetër (i ri). Cung lisi. Cung misri. Cung për zjarr. Shkul cungjet. Lë cungje. Pres një cung. Ulem mbi një cung. E bëj cung cungoj.
  2. Trupi i hardhisë pa lastarët e degët e reja; rrënjë hardhie. Cung hardhie (vreshti). Cungu dhe lastarët.
  3. Pjesa e një gjymtyre të prerë, që mbetet në trup. Cungu i dorës (i këmbës). I mbeti krahu cung.
  4. gjeom. Trungu i një trupi gjeometrik. Cungut konit. Cungu i piramidës.
  • U bë cung ngriu nga të ftohtët, u bë dru. Dal pas cungut mohoj diçka të pranuar më parë, e cila duket qartë. I ka duart cung është dorështrënguar.

II mb. -

  1. Që ka një gjymtyrë të prerë, i gjymtuar (për njerëzit).
  2. Që ka bishtin, brirët ose krahët të prerë (për kafshët e shpendët). Pëllumb cung. Lopë (dhi) cunge. E ka bishtin cung.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0