Jump to content

kërçep

Nga Wiktionary

KËRÇEP m.

  • 1. Pjesa nëntokësore e trungut të drurëve ose e kërcellit të bimëve shumëvjeçare; kërcu. Kërçep lisi. Kërçepë hardhish (ferrash). Shkul kërçepë. Lumi ka sjellë kërçepë.
  • 2. Pjesë e trungut të një druri me gdhenj; kërcu.
  • 3. Dru me gëthapë ku vendoset bari për të bërë mullar; mullari që ka në mes një dru të tillë.
  • 4. Grremç në trungun e një druri a në degët e tij, gëthep.
  • 5. përd. mb. fig. keq. shih KËRCU,~RI . E ka kokën kërçep. Është kërçep nga mendja është kokëtrashë, e ka kokën gdhe.