hardhi
Appearance
HARDHI f. bot.
- Shkurre kacavarëse, me trung të hollë, të gjatë e të përdredhur, me lëvore ngjyrë hiri në të kuqërremtë e me plasa, me gjethe të gjera në trajtë të pëllëmbës, me lule të vogla, të grumbulluara në vile, të cilat japin si fryt rrushin; pema e mishit. Hardhi e butë. Hardhi e egër larushk. Fidan (kalem, rrënjë) hardhie. Gjethe (fletë) hardhie. Krasit hardhinë. Tenja e hardhisë. zool. Pleshti i hardhisë. zool. Merimanga e hardhisë. zool. Zhuzhaku i hardhisë. zool. Turigjati (hundëgjati) i hardhisë. zool. Këpusha e hardhisë. zool. Hiri i hardhisë. Vrugu i hardhisë.
- Hardhia e bën rrushin, ferra merr uratën fj. u. thuhet kur punën e bën një njeri, ndërsa frytet i rrëmben një tjetër. Hardhia e mureve shkurre e egër kacavarëse, me gjethe të përbëra me tri ose pesë fletë të vogla, me lule të verdheme e të grumbulluara, që bën si farë ca kokrra të zeza dhe që mbillet si bimë zbukuruese.