cilësi

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Cilësi f.sh. -

  1. Veti thelbësore, tipar i veçantë i brendshëm (zakonisht veti e mirë, tipar pozitiv), që e dallon një send ose një frymor nga sendet ose frymorët e tjerë dhe që na jep mundësi ta njohim e ta vlerësojmë. Cilësi të mira (të rralla). Cilësi të larta. Cilësitë kryesore. Cilësitë e përbashkëta. Cilësi të veçanta. Cilësi fizike (morale). Cilësitë racore. Cilësitë e njeriut. Cilësitë e tokës. Cilësitë e mishit. Plotësi i cilësisë. gjuh. Fitoj një cilësi të re. Ka cilësitë e duhura. Humbet cilësitë.
  2. vet. nj. Të qenët i mirë e i dobishëm nga një anë e caktuar, shkalla e vlerës ose e dobisë që ka një send, një veprim etj.; të qenët ashtu si duhet të jetë një send, një veprim etj.; shkallë pak a shumë e lartë e vlerave ose e dobisë së diçkaje. Cilësi e mirë (e keqe). Cilësi e lartë. Cilësia sportive. Cilësia e punë (e prodhimit, e punimeve). Cilësia e mësimit. Cilësia e dijeve (e njohurive). I cilësisë së parë. Punë me cilësi të dobët. Në sasi dhe në cilësi. Treguesit e cilësisë. Kontrollues i cilësisë. Nga ana e cilësisë. Përmirësoj cilësinë. Luftoj për cilësi.
  3. filoz. Tipari thelbësor ose tërësia e tipareve thelbësore që tregojnë se ç'është një send, një dukuri a një proces dhe që e dallojnë atë nga një send, një dukuri a një proces tjetër; tipari a tërësia e tipareve që përbën të veçantën e një sendi, dukurie a procesi,që e bën atë të jetë ai ose ajo që është, të shquhet nga sendet, dukuritë e proceset e tjera dhe të lidhet me to. Cilësia dhe sasia. Kalimi (shndërrimi) i sasisë në cilësi. Ndryshime në cilësi.
  4. drejt. Detyrë, rol a funksion, që merr një njeri, zakonisht për një kohë dhe për një rast të caktuar. Në cilësinë e paditësit.
  5. shah. Ndryshimi në lojë ndërmjet një figure kryesore dhe një figure tjetër të lehtë që sjell epërsinë e njërit lojtar. Kam një cilësi me tepër. Humbas një cilësi.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0