rol

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

ROL m.

  • 1. teatër. Pjesë e një teksti që përmban fjalët e një figure (personazhi) që duhet të thotë aktori në skenë, në film etj.; figura (personazhi) që mishëron dhe paraqet aktori në skenë, në film etj. Rol kryesor (episodik). Në rolin e burrit (e mjekut). Kopjoj (mësoj, studioj) rolin. Luaj (interpretoj) rolin. Ndaj rolet. Ndërroj rolin (rolet).
  • 2. Vendi që zë diçka në një veprimtari, në një punë, në një organizëm etj., funksion, punë; puna ose detyra që bën ose që merr përsipër dikush përkohësisht në vend të një tjetri. Roli i zemrës (i trurit). Roli i foljes në fjali. Në rolin e komandantit (e përgjegjësit). Ka rol ndihmës. Luan rolin e përçuesit (e ftohësit).
  • 3. Ndikimi dhe rëndësia e dikujt në një fushe të jetës shoqërore; shkalla e pjesëmarrjes dhe e ndikimit të dikujt a të diçkaje në një veprimtari; veprim. Rol pozitiv (aktiv). Rol politik (ekonomik, shoqëror). Rol historik (vendimtar, kryesor, udhëheqës, drejtues, organizues). Rol i veçantë (i dukshëm). Rol i dorës së parë. Rol pararojë. Roli i burrit (i gruas, i prindit). Roli i masave (i individit). Roli i partisë (i organizatës, i pushtetit, i klasës). Roli i punës. Roli i artit (i shkencës). Luan rol ka rëndësi, ushtron ndikim të ndjeshëm. Nuk ka (nuk luan) ndonjë rol nuk ka rëndësi, nuk ushtron ndonjë ndikim.
  • Luan rolin e dikujt shih te LUAJ. I është futur (i ka hyrë) mirë rolit libr. shih te FUTEM.