vlerë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

VLERË f.

  • 1. Shuma e të hollave që shpreh sa vlen diçka (një send, një mall a një punë); çmimi. Vlera e një sendi. Vlera e ditës së punës.
  • 2. ek. Puna shoqërisht e domosdoshme që harxhohet për prodhimin e një malli. Vlera e mallit. Vlera e këmbimit (e përdorimit). Ligji i vlerës.
  • 3. E mira, dobia e rëndësia që ka diçka për shoqërinë, për njerëzit a për kafshët. Vlerë ushqyese. Vlerë shoqërore. Vlerë njohëse (edukuese). Vlera e letërsisë. Vlera e një romani (e një vepre). Humbet vlerën. I bie vlera. Ia rrit vlerën. Ia di vlerën. Me (pa) vlerë.
  • 4. zakon. Sende e pasuri të çmueshme për një popull ose për një vend; të mirat e jetës materiale a shpirtërore që ka grumbulluar njerëzimi ose që arrihen me zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë; pasuri. Vlera kombëtare. Vlera materiale. Vlera shpirtërore (kulturore, letrare, artistike, estetike, historike). Vlerat e popullit. Krijues i vlerave të mëdha.
  • 5. mat. fiz. Masë e një sasie a e një madhësie të ndryshueshme. Vlerë e njehsuar. Vlerë e përafërt. Vlerë absolute. Vlera mesatare. Vlerë numerike. Vlera e shprehjes. Vlera e forcës.
  • 6. spec. Cilësia dalluese e diçkaje, vetia e diçkaje. Vlera fonetike.
  • 7. muz. Zgjatja relative e një note, e një pushimi a e një toni muzikor. Vlera e notave. Ka vlerën e dy notave (e një pushimi).
  • Vlera materiale ek. gjithë mjetet e prodhimit e të jetesës, që kanë një çmim të caktuar. Letra me vlerë fin. shih te LET/ËR,~RA.