cikël
Appearance
Shqip
[redaktoni]Cikël
I f.sh. - Shih çikël,~la. Cikël guri (qelqi). Cikël uji. Cikël balte. Cikël akulli. Çorape me cikla.
II m.sh. -
- Varg i plotë dukurish ose shndërrimesh, që kryhen brenda një kohe të caktuar dhe që përsëriten rregullisht sipas po asaj radhe; periudha e kohës, në të cilën një varg dukurish ose shndërrimesh kryhet i plotë sipas një radhe të caktuar. Cikël i plotë (i mbyllur). Cikël vjetor. Cikël jetësor. Cikël bimor. Cikël gjeologjik. Cikël ekonomik. Cikli i stinëve. Cikli i krizave. Cikli i zhvillimit (i prodhimit, i fermentimit, i mjekimit). Fazat e një cikli. Zgjatja (përsëritja) e ciklit. Fillon ciklin e ri. Shkurtoj (zgjat) ciklin.
- Varg dukurish, të dhënash, materialesh etj., që lidhen ndërmjet tyre nga përmbajtja dhe që formojnë një tërësi më vete. Cikël leksionesh (bisedash). Cikël njohurish. Lëndë të një cikli.
- Varg veprash artistike të një gjinie, të cilat kanë po atë temë, po ato subjekt ose po ata heronj kryesorë të përbashkët. Cikël lirik. Cikël vjershash (këngësh, novelash). Cikli i Mujit e i Halilit.
- Ndarje e viteve të mësimit në shkollë sipas rrethit të njohurive që jepen. Cikli i ulët (i lartë).[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0