mësim

Nga Wiktionary

MËSIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MËSOJ, MËSOHEM. Mësimi i notit (i biçikletës). Mësimi i vjershës përmendsh.
  • 2. Puna e organizuar dhe e rregullt që bën mësuesi në shkollë, sipas një programi të caktuar, për formimin e gjithanshëm të nxënësve, për t'i pajisur ata me arsim dhe edukatë, duke përdorur metoda të përshtatshme për moshën e tyre; puna që bën mësuesi në klasë gjatë një kohe të caktuar për t'u shpjeguar nxënësve një lëndë të veçantë dhe përpjekjet që bëjnë nxënësit për të përvetësuar njohuritë e nevojshme, për të zotëruar një mjeshtëri, një proces punë etj.; ora, gjatë së cilës zhvillohet një punë e tillë. Mësim teorik (praktik). Mësim i hapur. Metoda e mësimit. Qëllimi i mësimit. Ora e mësimit. Programi (plani) i mësimit. Zhvillon (shpjegon) mësimin. Jep (bën) mësim. Është në mësim. Nuk e pranoi në mësim. Qëndruan pas mësimit.
  • 3. Lënda ose një pjesë e saj që jepej në një orë në shkollë a në kurs; pjesë nga libri që jepet për t'u mësuar. Mësim i lehtë (i vështirë). Mësimi i parë (i dytë) i gjuhës. Mësimi i historisë (i gjeografisë, i botanikës, i kimisë). Mësimi i punës prodhuese. Mësim ushtarak. E kishte mësuar mirë mësimin. Përsërit mësimet.
  • 4. vet. Tërësia e lëndëve të ndryshme mësimore që jepen në shkollë, ç'përmban programi mësimor i shkollës, arsim; viti shkollor; shkollë. Mësimet e shkollës tetëvjeçare. Mbaroi mësimet e larta. Dallohet në mësime. Shkon mirë (keq) me mësime. Mësimet fillojnë në shtator. Mbaruan mësimet.
  • 5. kryes. Tërësia e diturive dhe e përvojës themelore e të vlefshme të dikujt, të cilat na tregojnë rrugën që duhet të ndjekim në veprimtarinë tonë, na ndihmojnë për të punuar drejt në një fushë të caktuar etj.; këshillë a porosi që na ndihmon si të sillemi e të veprojmë, që vlen për jetën; udhëzim. Mësime të çmueshme (të vlefshme). Mësimet e Leninit. Mësimet e Kongresit. Në dritën e këtyre mësimeve ...
  • 6. Përvoja që fiton dikush nga një gabim, përfitimi që nxjerr nga një pësim; ç'mësojmë nga ngjarjet e së kaluarës. Mësim nga e kaluara. Mësimet e historisë. Le t'u shërbejë si mësim. Pësimi të bëhet mësim. I dha një mësim të mirë e ndëshkoi a e qortoi si duhet që të vërë mend. Mori një mësim të mirë mori dënimin a qortimin siç e meritonte, që do t'i shërbejë për të vënë mend; përfitoi si duhet nga një pësim.