gjini
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]gjini f.
- hist. Grup njerëzish me lidhje gjaku e me prejardhje nga një paraardhës i përbashkët, që ishte njësia ekonomike e shoqërore bazë në komunitetin primitiv. Gjini amtare. Gjini atërore. Lidhjet e gjinisë. Anëtarët e gjinisë. Emri i gjinisë. Plaku i gjinisë.
- etnogr. Njerëzit e afërt të një gjaku nga ana e gruas, farefisi i gruas. Jemi gjak e gjini jemi shumë të afërt nga ana e lidhjeve familjare. Shkoi gruaja në gjini. E çoi (e ktheu) në gjini.
- Grup njerëzish që kanë lidhje të afërta gjaku; vetë këto lidhje; fis, farefis. Gjini e afërt. Lidhje gjinie. Gjini në vijë të drejtë. drejt.
- biol. Grup kafshësh a bimësh, që përfshin disa lloje të afërta me tipare kryesore të përbashkëta; nënndarje e familjes, që përfshin disa lloje. Gjinia e gështenjave. Gjinia e aheve (e dushqeve). Gjinia e maceve. Gjinia njerëzore. libr. njerëzit.
- Tërësia e tipareve natyrore, që dallojnë mashkullin nga femra dhe që i përcaktojnë secilit rolin e veçantë në riprodhimin e llojit; seks. Gjinia mashkull (femër). Pa dallim gjinie. Për të dyja gjinitë.
- gjuh. Kategori leksiko-gramatikore në një varg gjuhësh, sipas së cilës emrat dhe disa përemra ndahen në mashkullorë, femërorë e asnjanës ose vetëm në mashkullorë e femërorë, marrin trajta të ndryshme gjatë lakimit dhe kërkojnë përkim të caktuar kur lidhen me fjalë të tjera; kategori gramatikore e mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera, që shfaqet në përkimin e tyre të domosdoshëm me emrat mashkullorë, femërorë ose asnjanës, me të cilët lidhen. Gjinia gramatikore. Gjinia mashkullore (femërore, asnjanëse). Gjinia e emrave. Përemër i gjinisë mashkullorë. Trajtat e gjinisë femërore të mbiemrave (të numërorëve rreshtorë). Përkim në gjini.
- let., art. Nënndarje në letërsi e në arte, që përfshin vepra të cilat kanë një varg tiparesh dalluese të përbashkëta, si mënyrën e pasqyrimit të realitetit e të ndërtimit të subjektit, stilin, gjuhën etj. Gjinitë letrare eposi, lirika, drama. Gjinitë muzikore. Gjini lirike (epike).
- Lloj i diçkaje. I çdo gjinie.