Jump to content

ndërmjet

Nga Wiktionary

NDËRMJET m. anat.

  • Mes, bel.


NDËRMJET

I. ndajf.

  • Në mes të dy a më shumë vetave ose sendeve. Rri ndërmjet. E kemi ndërmjet. Me nga një ditë ndërmjet.


II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar:

  • 1. Vendin që zë dikush a diçka në mes të të tjerëve të njëjtë ose në rrethin e tyre, midis. Ndërmjet partizanëve. Ndërmjet maleve. Ndërmjet nesh (jush).
  • 2. Marrëdhënie të dyanshme a të ndërsjella në mes të palëve a anëve. Bisedimet ndërmjet dy palëve. Marrëdhëniet ndërmjet shteteve.
  • 3. Një tërësi në të cilën bën pjesë dikush a diçka që duam ta veçojmë, ta dallojmë nga të tjerët (me kuptimin e parafjalëve «prej», «nga»). Njëri ndërmjet jush. I vetmi ndërmjet atyre që erdhën.
  • 4. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të bërë një krahasim në mes të dy a më shumë njerëzve ose sendeve. Ngjajnë ndërmjet tyre. Bie në sy ndryshimi ndërmjet atij dhe të vëllait.
  • Le të mbesë ndërmjet (midis) nesh shih te MBES. Hyj ndërmjet ndërhyj për të pajtuar dy palë a për të mënjanuar mosmarrëveshjet.