cak
Appearance
Shqip
[redaktoni]Cak m.sh. -
- Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. Caqet e arës. Caqet e fshatit. Shënoj caqet.
- Shkalla më e fundit ose më e lartë e diçkaje, kufiri deri ku arrin diçka ose dikush, skaji i fundit i diçkaje; kufi. Caku i lartësisë. Caku i jetës. Caku më i lartë kulmi.
- fig. Kufiri që është caktuar ose pranuar për diçka; masa e lejueshme, norma. Caqe të ngushta. Caqet e parashikuara. Caqe kohore. Pa cak e pa anë. Brenda këtyre caqeve. I vë cak. I kapërcen caqet. E kalon cakun. Del jashtë caqeve. Nuk ka cak. Nuk di cak.
- fig. Shkallë më e lartë që synojmë të arrijmë, pikësynim. Drejt caqeve të reja. Caku i fundit. Arrij cakun me të lartë.
- Vendi që zëmë për të ndenjur gjithnjë; vendi ku ngulemi për të jetuar ose për të punuar. Njeri pa cak. Nga caku në cak. Pa plëng e pa cak. Zë cak. Ngul cakun. Kërkoj cak. Vë cak. Rri (qëndron) në cakun e vet. Dera e përtimit, caku i mjerimit. fj. u.
- shih bice,~ja 1. Zë cakun. Mbeti pa cak. Ndërroj cakun.
- Shenjë që vihet si kufi në disa lojëra fëmijësh; një lojë, në të cilën fëmijët mund ta prekin lojtarin kundërshtar deri në një kufi të caktuar. Rri pranë cakut. Luaj cak.
- sport. shih arritje,~a.
- mat. Madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t'i afrohet shumë një madhësi tjetër e ndryshueshme.
- Afat kohe. I qëndroj cakut. E shkurtoj cakun.
- bised. Kënd, skaj, qoshe. Caku i shtëpisë. Caku i vatrës
- Gjer në cakun e fundit deri në pikën e fundit. E zuri në cak keq. e zuri duke kryer një vepër të keqe, e zuri me presh në duar.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0