Jump to content

normë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Normë f.sh. -

  1. Rregull e caktuar ligjore ose morale për sjelljen në jetë a në shoqëri, e detyrueshme ose e pranuar përgjithësisht; diçka e detyrueshme për t'u ndjekur; rregullat që përcaktojnë jetën e brendshme të një organizate. Normat morale (juridike). Norma e moralit komunist. I thyen normat e egra të kanunit. Është bërë normë.
  2. Masë e caktuar për diçka; sasia e përshtatshme ose e rregullt për diçka; gjendja e rregullt dhe e zakonshme për diçka. Normat ushqimore të bagëtive. Normat e shpenzimit (e harxhimit). Norma e ujitjes për hektar. Norma e akumulimit. ek. Norma e mbivlerës (e fitimit). ek. Është brenda normës. Zhvillohet sipas normës. Shmanget nga norma.
  3. Sasia e punës që duhet të bëhet ose e prodhimit që duhet të nxirret brenda një kohe të caktuar. Normë e lartë (e ulët). Normë individuale (kolektive). Normë teknike (progresive). Normë ditore. Punë me normë. Realizon normën. Thyejnë (tejkalojnë) normat.
  4. gjuh. Tërësia e rregullave që përcaktojnë përdorimin e mjeteve të gjuhës letrare në mënyrë të njëllojtë për të gjithë pjesëtarët e një kombi; përdorimi i mjeteve gjuhësore që është ngulitur e është pranuar nga të gjithë pjesëtarët e një kombi si në ligjërimin e folur ashtu edhe në atë të shkruar. Norma e gjuhës letrare kombëtare. Norma gramatikore (leksikore). Norma drejtshkrimore. Norma e drejtshqiptimit.
  5. sport. Sasia e ushtrimeve me shkallë të caktuar vështirësie, që duhet të kryhen për të merituar një titull sportiv, që janë të detyrueshme për nxënësit në shkollë etj. Normat e mjeshtrit të sportit. Dhënia e normave në shkolla.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0