çast
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]- Një periudhë kohe shumë e shkurtër, grimë, imtë, minutë. Çdo çast. Disa çaste. Për një çast. Në këto çaste. Dy çaste me parë. Rri një çast. Ka çaste që... Pres një çast. Kaluan disa çaste. Në çastin e fundit. Në çast për njëherësh, pa u vonuar. Këtë çast menjëherë, pa u vonuar. Atë çast përnjëherësh, aty për aty. Nga njëri çast në tjetrin (nga çasti në çast) në një kohë shumë të afërt, së shpejti (për diçka që pritet të ndodhë). Çast për (me) çast. Le ta zëmë për një çast... Atë që sjell çasti, s’e sjell moti. fj.u.
- Kohë e shkurtër, në të cilën ndodh ose kryhet diçka; rrethanë e përkohshme, që ka ndonjë veçori; rast, koha e përshtatshme ose e papërshtatshme për diçka. Çast vendimtar. Çast kritik. Çast historik. Çaste të vështira. Çaste të paharrueshme. Çaste gëzimi (lumturie). Çast hutimi. Çasti i fillimit. Në çastin e duhur. Në çastin e nisjes. Afrohet (vjen) çasti. Pres (ruaj) çastin. Në çastin kur. .. në kohën kur... Që prej çastit ... që prej kohës... Vlerësoj çastin. Vjen një çast dhe ...
- I çastit
- a) që përgatitet aty për aty, që bëhet aty për aty (zakonisht për gjellët);
- b) që nuk zgjat, që kalon shpejt; që ka vlerë vetëm për një kohë të shkurtër. Orë e çast shih tek OR/Ë,~A I. Për asnjë çast asnjëherë, kurrë. Në çastin e prapmë (e fundit) shih te prapmë (i), ~E (e). Një çast (orë, sahat) e me parë shih tek orë,~a I.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0