prapmë
Appearance
PRAPMË mb.
1. Që është në anën prapa, jo nga e mbara; kund. i mbarë, i përparmë. Ana e prapme e jakës.
2. Që ndodhet në anën nga prapa diçkaje; që është në pjesën nga fundi i diçkaje a i dikujt; i pasmë; kund. i përparmë. Dera e prapme e avllisë. Muri i prapmë. Gjymtyrët (këmbët) e prapme. zool. Rrotat e prapme të makinës. Rreshti i prapmë.
- Në çastin e prapmë (e fundit) para se të vdiste, në kohën e vdekjes. Zanore e prapme gjuh. zanore që përftohet në pjesën e pasme të zgavrës së gojës.