minutë
Appearance
MINUTË f.
- 1. Njësi e matjes së kohës, që është e barabartë me një të gjashtëdhjetën pjesë të orës dhe që përbëhet nga gjashtëdhjetë sekonda. Dy orë e pesë minuta. Pesë minuta pushim. Loja zgjati dyzet e pesë minuta. Goli u bë në minutën e dymbëdhjetë të pjesës së parë. Orët i kthejmë në minuta. Të mos humbasim asnjë minutë!
- 2. bised. Periudhë kohe shumë e shkurtër, fare pak kohë; çast. E la në minutën (për minutat) e fundit. Më prit një minutë! Po e marr vetëm një minutë po e marr vetëm për pak kohë. Kam një minutë punë kam pak punë. Erdha, një minutë! Të mos harrojmë për asnjë minutë se... U kthye brenda një minute. Një minutë, të lutem! përdoret kur i drejtohemi dikujt që të qëndrojë pak çaste për të biseduar me të ose që të presë pak.
- 3. spec. Njësi e përllogaritjes së këndeve dhe të harqeve, e barabartë me një të gjashtëdhjetën pjesë të gradës (shenja '). Kënd (hark) prej 28 gradësh, 32 minutash dhe 45 sekondash (28° 32' 45”).
- Në atë (këtë) minutë menjëherë, shpejt; në çast. Orë e minutë shih tek OR/Ë,~A I. E presim nga minuta në minutë e presim shpejt, nga çasti në çast. Ç'sjell minuta, s'e sjell ora (s'e sjell moti) fj. u. mund të ndodhë papritur një gjë e rëndësishme në një çast shumë të shkurtër.