Jump to content

çardak

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Çardak m.sh. -

  1. Pjesë e hapët, e rrethuar zakonisht me parmakë dhe e shtruar me dërrasa, në katin e dytë të shtëpive të vjetra, që shërbente për të pritur miq ose për të ndenjur në verë; rruginë e gjerë midis kthinave në katin e dytë, në krye të së cilës zakonisht pritnin miqtë. Çardak i madh (i gjerë). Shtëpi me çardak. Parmakët (shtyllat) e çardakut. Rri (dal) në çardak. Shtroj çardakun. Pres miqtë në çardak.
  2. krahin. Dysheme prej dërrase. Dhomë me çardak. Shtroj çardak.
  3. krahin. Grumbull gurësh të mbledhur pirg si shenjë në një vend, ku ka ndodhur diçka. Ngre një çardak.
  4. Lojë në të cilën njëra palë e lojtarëve përkulen të lidhur nga kurrizi për duarsh dhe lojtarët e palës tjetër përpiqen t'u hipin sipër; kaladibrançe. Luajnë çardakun.
  • Çardak pa parmak njeri i paturp, që i ka plasur cipa. Ia bëj çardak dikujt ia paraqit çdo gjë të lehtë e pa vështirësi, ia bëj shesh me lule.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0