Jump to content

parmak

Nga Wiktionary

PARMAK m.

  • 1. Radhë shufrash prej hekuri, prej druri etj., me një brez të ngushtë përsipër, që vihen në anë të shkallës, të ballkonit etj. për t'u mbështetur ose që të mos bien njerëzit. Parmakë hekuri (druri). Parmakët e shkallës (e ballkonit). U mbështet në parmak.
  • 2. Parvaz, pragu i dritares. Dritare me parmak. Vënë lule në parmak.
  • 3. Kanata e dritares. Hap (mbyll) parmakët.
  • 4. Radhë me çengela druri nën strehën e çatisë, ku varen veglat bujqësore. Vë kazmën (lopatën, belin) në parmak.
  • Çardak pa parmak shih te ÇARDAK,~U.