pirg
Appearance
PIRG m.
1. hist. Ndërtesë e lartë rrumbullake a katërkëndëshe pranë mureve të një qyteti ose të një kështjelle, që shërbente për mbrojtje, si pikë vrojtimi etj.; kullë e lartë, zakonisht e rrumbullakët. Pirgjet e kalasë (e murit rrethues). U shemb një pirg.
2. Mullar i vogël bari, kashte etj., qipi; grumbull bari, drithërash etj. Pirg bari. Pirgu i misrit. E vunë grurin pirg. Ka dhjetë pirgje me byk.
3. Grumbull gjërash të ndryshme të hedhura njëra mbi tjetrën, turrë; diçka e mbledhur në një vend si breg. Një pirg me gurë (me tulla). Pirgje dheu (rëre). Një pirg me plaçka. I bëri pirg. U bë bora pirg.
- E la pirg e vrau, e la thes në tokë.