vjedh

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

VJEDH kal.

  • 1. I marr dikujt diçka fshehurazi a duke e mashtruar dhe e përvetësoj, marr për vete pa leje e pa të drejtë dhe përdor diçka që s'është imja, që është pronë shoqërore ose e dikujt tjetër; bëj një vjedhje. Vidhte para (bagëti). Vidhte natën. Ai që vjedh dënohet nga shoqëria jonë.
  • 2. edhe fig. Ia marr dikujt diçka me forcë ose me dinakëri; ia rrëmbej. Pushtuesit na vodhën e na plaçkitën. I vodhi lirinë. I vjedh kohën e lirë.
  • 3. fig. Marr vesh fshehurazi diçka; e mësoj a e marr nga dikush një zanat, një të fshehtë etj. pa e kuptuar ai. I vodhi zanatin. Ia vodhi të fshehtën. Diku ma vodhi veshi.
  • 4. fig. Përvetësoj, paraqit si timen a e quaj timen një ide, një tezë etj. që është e tjetërkujt. Ia vodhi tezat.
  • E vodhi (e rrëmbeu) me sy shih te SY,~RI. E vodhi me bisht të syrit shih te SY,~RI. Ta vjedh hundën midis syve (në mes të syve) është vjedhës i regjur, e qëron të bardhën e syrit. Të vjedh vezën nën klloçkë shih te KLLOÇKË,~A.